Jemi në muajin e festave,në muajin kur të gjithë festojne e presin ndërrimin e viteve. Por nuk ndodh keshtu me 3 vajzat e vogla të familjes Norolli ne Vloçisht të Korçës. Mes trishtimit e lotëve qe s’iu ndalen për asnjë çast ato kërkojnë të ndalin urinë dhe të kenë një shtëpi, për të mos vuajtur më.
Artan Norolli babai i 3 fëmijeve tregon jetën e vështirë ,mes skamjes, varfërisë dhe pamundësise për t’ia dalë mbanë.
“Unë jam veti i 5-të në shtëpi, skam asnjë të ardhur, jam vetë i sëmurë me shtyliz. Kam 3 vajza kërkojnë për festa për çdo gjë , nuk mundem që t’ia plotësoj dëshirën . kam vajtur edhe në bashki edhe kudo nuk më japin asnjë të drejtë , jam në mes të katër rrugëve . Kjo shtëpia që është këtu është shtëpi e botës , më kanë lënë afat 2-3 muaj po erdhi ajo mua më kanë nxjerrë nga shtëpia, nuk kam nga ja mbaj kam vajtur edhe në bashki . Nuk kam asnjë të ardhur , 55 mijë lekë më japin ato nuk më dalin për ushqime që ti marr fëmijëve jo për të ngrënë. As edhe një lloj të ardhure , kërkon fëmija qajnë nuk i’ua plotësoj dot dëshirën , vetë jam I sëmurë nuk mundem t’ua plotësoj dot. As vetë se di…”, thotë Artani.
Çdo ditë është në kërkim të një pune por asnjëherë nuk e gjen,cdo ditë kërkon të cojë bukë për vajzat në shtëpi por shpesh nuk ia del.
Banesa e kësaj familje ka qene ky haur i bagëtive cka të kthen në realitetin e poemës migjeniane,por fqinji i tyre i prekur nga ky realitet para disa muajsh u vuri në dispozicion këtë ambient përkohësisht .
Në një banesë që s’dihet se kur mund të dalin, një banesë që mundohen ta ngrohin me misrishte sepse drute janë luks.. për ta. Artani me lot në sy tregon se vuajtjet s’kanë fund. Edhe një tokë që kishte iu desh ta shiste për të kuruar vajzën e vogël në shtetin grek,e megjithatë ndihet i plotësuar që shpëtoi jetën e vajzës.
“Unë si baba kot sa rroj si i thonë, jam I sëmurë vet , kam 5 fëmijë nuk kam nga i’a mbaj kërkojnë të hajnë të pinë, duan për festën e vitit të ri, nuk u plotësoj dot kushtet s’kam nga i’a mbaj kam kërkuar në bashki kanë ardhur nuk më kanë ndihmuar asnjë lloj gjëje. Tokën që kisha time , kisha vajzën e sëmurë me gjëndra tiroide , këtu më thonin për anemi , për një vit e shita tokën dhe nuk e shpëtova dot vajzën. Jam detyruar kam ikur në Greqi e shpëtova vajzën, nuk kam nga ja mbaj, shyqyr kam vajzën o zot them. Kush na ndihmon , kam vëllanë e madh po edhe ai është vet I pestë. Vetë nuk kam nga ja mbaj çna ka ndihmuar byrazeri I madh. Luten fëmija gëzojnë po nuk kam nuk ja plotësoj dot”, tha ai.
Nertila nëna e 3 vajzave tregon përpjekjet e cdo dite për mbijetesë ,e ndjenjat si nënë kur sheh se e ka të pamundur plotësimin e dëshirave te tyre
“Unë si baba kot sa rroj si i thonë, jam I sëmurë vet , kam 5 fëmijë nuk kam nga i’a mbaj kërkojnë të hajnë të pinë, duan për festën e vitit të ri, nuk u plotësoj dot kushtet s’kam nga i’a mbaj kam kërkuar në bashki kanë ardhur nuk më kanë ndihmuar asnjë lloj gjëje. Tokën që kisha time , kisha vajzën e sëmurë me gjëndra tiroide , këtu më thonin për anemi , për një vit e shita tokën dhe nuk e shpëtova dot vajzën. Jam detyruar kam ikur në Greqi e shpëtova vajzën, nuk kam nga ja mbaj, shyqyr kam vajzën o zot them. Kush na ndihmon , kam vëllanë e madh po edhe ai është vet I pestë. Vetë nuk kam nga ja mbaj çna ka ndihmuar byrazeri I madh. Luten fëmija gëzojnë po nuk kam nuk ja plotësoj dot”, thotë ajo.
Ne muajin e festave dhimbja shtohet kur këta prindër nuk kanë ushqim në tryezë për vogëlushët e tyre e jo me dhurata. Ata apelojnë për ndihmë sepse varfëria po i vret cdo ditë…
“Me një 30 mijë lekësh asistencë jetojmë dhe fëmijët thonë mami ne duam bukë , duam rroba duam çdo gjë dhe kërkoj ndihmë nga njerëzit dhe nga kushdo që ka mundësinë të më ndihmojë. Jam pa shtëpi ja këtë shtëpinë që jam këtu. Unë ka një thirrje nuk e di nga bashkia kush mund të më ndihmojë të paktën për këta fëmijët jo për mua, për veten time nuk dua po vetëm fëmija mos më vuaj. Vetë nuk dua ta di se vetë fle dhe jashtë por këta fëmijë janë shikoji vetë si qajnë si bëjnë. Nuk asnjë të mundur që të qaj burri 30 e ca vjet nuk e di , nuk kam nga ja mbaj”, shprehen ata.
Të shpresojmë se dikush do të ndihmojë këtë familje për 3 vajzat e vogla që kanë ëndrra dhe dëshira si cdo fëmijë i botës. /Shqiptarja.com