Aktorja dhe deputetja e njohur kosovare, Adriana Matoshi ia ka dalë me sukses ndërhyrjes së tumorit në tru.
Lajmin e mirë e kanë konfirmuar vetë kolegët e aktores së njohur.
“Qe gjysmë ore e ka përfunduar me sukses operimin”, kanë deklaruar kolegët e saj, për mediat kosovare.
Kujtojmë se deputetja të hënën ka njoftuar se do t’i nënshtrohet operimit pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.
“…Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap”, ka shkruar Matoshi.