Këtë Krishtlindje argjentinasit morën si dhuratë atë që prisnin prej më shumë se 30 vitesh: Kupën e Botës. Kështu, faqja zyrtare e përfaqësues bëri një video me këtë ide për të përshëndetur të gjithë popullin argjentinas.
Në pamjet mund të shihni një fëmijë që zbulon se ka një dhuratë misterioze në pemë dhe kur hap kutinë gjen Kupën e Botës. Pastaj, ai bërtet: “Faleminderit, Papa Lionel”. Djali ngre kupën dhe e puth në të njëjtën mënyrë si Messi kur mori trofeun më të lakmuar në futbollin botëror.