Norvegjia mban Shqipërinë në Ligën C dhe na bën një nder të madh, edhe pse nuk është se e kishte fort mendjen te ne, sepse fitorja në Qipro i duhej vetëm për vete.
Nordikët luanin dje ndeshjen e fundit në grup dhe duhej të fitonin patjetër në Qipro, duke ditur se Bullgaria kishte të njëjtën kuotë pikësh dhe ndoshta golaverazhi do të vendoste fatet e kualifikimit.
Në Qipro, në një stadium bosh, Norvegjia nuk e pati të vështirë të fitonte ndaj një rivali dukshëm inferior. Ola Kamara në minutat 36 e 48 shënoi golat e triumfit norvegjez, ndërsa Bullgaria u ndal te barazimi 1-1 nga Sllovenia, në një kohë që i duhej fitore me 3 gola diferencë, duke ditur rezultatin në Qipro.
Suksesi e çon Norvegjinë në Ligën B dhe e kualifikon për një gjysmëfinalet e Ligës C, me shanse reale për një vend në Euro 2020, ndërsa Qipro zbret në Ligën D, pasi ka vetëm një pikë në përballjet me Norvegjinë e Bullgarinë dhe mbetet pas Shqipërisë në garën për vendet e treta. Nesër luan Mali i Zi, që gjithashtu ka një pikë, por ka golaverazh shumë më të mirë se Qipro dhe vetëm një humbje me 6 gola në shtëpi ndaj Rumanisë favorizon Qipron.