osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

FAKTET/ U përfol se e kishin përzënë nga kompleksi i vilave në “Long Hill”, Aurela Basha përgënjeshtron gojët e liga: E paguajnë vetë

FAKTET/ U përfol se e kishin përzënë nga kompleksi i vilave në “Long Hill”, Aurela Basha përgënjeshtron gojët e liga: E paguajnë vetë

Pak ditë më parë një lajm u përfol në media se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ishte përzënë bashkë me familjen të qëndronin në kompleksin e vilave “Long Hill” në Lundër. Aludimi për largimin e Bashës nga kompleksi lukzos, padyshim kishte lidhje me dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit.

Por me “zhveshjen e gradave” dhe heqjen dorë nga ëndrra për tu bërë kryeministër, Luli duhet të heq dorë dhe nga atributet që i jepte pozita e kryetarit të opozitës, e sigurisht një nga më të rëndësishme ishte qëndrimi i tij me qira 2000 euro/muaj, në një nga komplekset më luksoze të kryeqytetit.

Për ata që nuk e dinë, Basha u zhvendos në tetor të vitit 2019 në kompleksin e vilave në “Long Hill”, që njihet edhe si kompleksi i VIP-ave, ku jetojnë biznesmenë, diplomatë, dhe politikanë. Sipas deklaratës së PD-së, Basha ishte i detyruar të linte apartamentin e tij pranë Stadiumit “Air Albania”, për tu zhvendosur në vilën luksoze në periferi të Tiranës, pasi tërmeti i fortë i 21 Shtatorit i kishte shkaktuar dëme në apartament, i cili duhet t’i nënshtrohej disa punimeve.

Basha u demaskua publikisht asokohe nga Bashkia Tiranë, e cila sqaroi se objekti në fjalë as nuk është konstatuar të ketë pasur dëme nga tërmeti dhe as nuk kishte aplikuar për një leje për të bërë punime dhe merimetime në apartament.

Por duke qenë se Basha ishte i paturp, nuk lëvizi nga istikami dhe vazhdoi aventurën e tij luksoze në kompleksin e vilave të oligarkut Agron Papuli, i cili njihet për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

Pra nga njëra anë Basha denonconte varfërinë dhe oligarkinë, nga ana tjetër i shihte hajrin denoncimeve në formë gjobash, duke bërë jetë përrallore dhe shijuar luksin e pronave të “oligarkëve të Ramës”. E për këtë Basha nuk bëri kurrë prokupi në syrin e opinionit publik, por vetëm tek xhepi i tij!

Por sot, përmes një postimi në Instagram, bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela, ka postuar një fotografi të saj me vajzën në bllokun e vilave të kompleksit në fjalë, si për të përgënjeshtruar çdo aludim për largimin e tyre nga vila luksoze.

E nëse deri dje titulli “kryetar i opozitës” i paguante qejfet Lulzim Bashës dhe qëndrimin në vilën luksoze, sot që nuk ka asnjë atribut, por ka ngelur një ish i dështuar në 7 palë zgjedhje, kush ja paguan vilën luksoze Lulzim Bashës, partia apo oligarkia?!/Ekskluzive.al