osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha pas një shfaqje të turpshme dhe pa asnjë rezultat në Bulevard në protestën e 16 shkurtit, ka dalë dje dhe sot në dy deklarata për shtyp ku ka lajmëruar, se do të djegë mandatet e deputetëve të PD-së, me argumentin se Rama i ka vjedhur zgjedhjet e 2017-ës, ndaj duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Por përpos rezultateve përherë humbëse, janë edhe tre fakte të tjerë që tregojnë se i vetmi që duhet të ikë është ai vetë, e ato janë: Koha, certifikimi nga KQZ dhe OSBE i zgjedhjeve dhe pushteti që ai pati kur zgjedhjet e qershorit 2017 u organizuan.

E para gjë që të vjen ndërmend teksa dëgjon Bashën të flasë për djegie mandatesh ka të bëjë me kohën. Pse Lulzim Basha u kujtua se zgjedhjet u vodhën pas dy vitesh e pikërisht tani kur jemi 4 muaj larg zgjedhjeve lokale? Si ka mundësi që njëlloj si në 2017-tën, Basha fiks 4 muaj para zgjedhjeve kërkon qeveri teknike?

Si ka mundësi që opozita sa herë afrohen zgjedhjet kërkon qe të jetë ajo në qeveri dhe pasi e merr qeverinë, humbet sërish e më pas paradoksalisht akuzon kundërshtarin se i ka vjedhur zgjedhjet?

Këto janë pyetje retorike që tregojnë se Basha e di që problemi është ai dhe pafuqia e tij për tu përballur, ndaj e do pushtetin në tavolinë, siç nuk ndodh askund në asnjë vend demokratik.

Fakti i dytë është çertifikimi i zgjedhjeve nga KQZ dhe OSBE. Madje, në bazë të marrëveshjes së 17 majit 2017-të kur Basha mori gjysmën e qeverisë, ai mori edhe KQZ-në. E ishte pikërisht KQZ-ja e tij që e certifikoi zgjedhjet. Pse Lulzim Basha nuk e tha që ditën e parë paszgjedhore se i kishin vjedhur e që KQZ-ja nuk duhet t’i certifikonte zgjedhjet?

Por përtej KQZ-së së Bashës, zgjedhjet i certifikoi poashtu edhe OSBE-ja, duke i vene kështu vulën çdo debati.

Fakti i tretë që e nxjerr zbuluar Bashën si humbës të lindur është pushteti. Lulzim Basha në bazë të marrëveshjes së 17 majit me Kryeministrin Rama, mori më shumë se gjysmën e qeverisë, duke marrë të disa nga ministritë dhe drejtoritë/agjensitë që përbëjnë pjesën e luanit të pushtetit, përfshirë siç thamë ma lart edhe KQZ-në, për të garantuar moscertifikimin e zgjedhjeve në rast parregullsie.

Pavarsisht kësaj, ai humbi sërish, madje më thellë se kurrë më parë në historinë e PD-së.

Thënë këto, Lulzim Basha sot nuk ka asnjë argument real veç faktit që është i paaftë të ndërtojë ekip, platformë qeverisëse dhe frymë, ndaj kërkon pushtet në tavolinë sa herë afrohen zgjedhjet e radhës.

Bazuar në faktet e mësipërme që tregojnë se Lulzim Basha di vetëm të humbasë edhe kur i ka të gjitha instrumentat e pushtetit vetë në dorë, dalim në përfundimin se ai që duhet të largohet është vetë ai dhe askush tjetër.

E si për t’i mbushur mendjen demokratëve se ai nuk duhet të ikë akoma nga drejtimi i PD-së, del e kërkon që të ikë ai që e ka mundur edhe kur pushtetin e kishte vetë Basha.