osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Faktet që i mungojnë dhe ato që rëndojnë mbi Bashën

Faktet që i mungojnë dhe ato që rëndojnë mbi Bashën

Pikërisht ky ishte momenti kur gjithë ajo deklaratë iu kthye Bashës kundër. Mospasja e asnjë fakti veç retorikës politike, në rastin e Bashës është edhe më e rëndë. Sepse, padashje Basha sot i kujtoi qytetarëve faktet që janë kundër tij dhe partisë që drejton. Ai sot iu kujtoi shqiptarëve Gërdecin, 21 janarin, 8 majin, Rrugën e Kombit….!

Shkruan Enver Metalla

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot në foltorën e selisë blu dhe ka lëshuar një lumë akuzash ndaj kundërshtarëve politikë. Ndërkohë që ambasadori i BE-së dhe ai austriak në Tiranë i kërkuan që debatin politik opozita ta bëjë në Kuvend duke i dhënë fund bojkotit, Basha doli dhe intensifikoi sulmin, duke inkriminuar gjithëkënd që ka patur përballë në zgjedhje e që e ka mundur atë.

Kuptohet, Basha do të vazhdojë të justifikohet përpara të tijëve për rezultatet e dobëta të PD-së në zgjedhje dhe heqja e fajit nga vetja dhe lënia në fushën e kundërshtarit është një strategji e njohur në politikë.

Por ato që të bëjnë përshtypje në akuzat e Bashës sot janë dy elementë që kanë të bëjnë me standartet dhe faktet.

Le t’i marrim me radhë.

Sa i përket standarteve, sot përgjigjen e dha ambasadori i BE-së dhe ai austriak, ku thanë se zgjidhja vjen nga debati në Kuvend dhe jo bojkoti.

Ambasadori austriak ishte i qartë kur deklaroi sot se “Vettingu i politikanëve është shumë i domosdoshëm dhe do të ndodhë pasi të kemi institucionet që kërkojne pak durim, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zyra kombëtare e hetimit, do të ketë Spak dhe pastaj kjo do të jetë organi i dizajnuar për ta bërë këtë pune”, duke e rrëzuar njëherë e mirë idenë e Bashës për vetting në politikë, nga politika.

Do të mjaftonte kaq për të rrëzuar të gjithë deklaratën e Bashës që pasoi më pas, por në kushtet kur sondazhet e brendshme të PD-së tregojnë se demokratët nuk po njohin asnjë rritje në elektorat, e vetmja zgjidhje mbetet hedhja e fajit te kundërshtari dhe inkriminimi i këtij të fundit.

Gjithësesi, përtej luftës politike që mund të themi se është e justifikuar, gabimi i Bashës kur hedh akuza dhe inkriminon kundështarin që e mundi në 2015 dhe 2017-tën, është se nuk po mundet ta ilustrojë me asnjë provë konkrete apo fakt akuzën e tij.

Lulzim Basha i mori sot me radhë të gjithë kundërshtarët duke i futur të gjithë në një thes për ta treguar pastaj thesin si problemin e humbjeve të tij. Por, nuk jepte asnjë fakt që të vërtetonte që zgjedhjet nuk i kishte humbur ai, por ja kishin vjedhur e blerë të tjerët.

Pikërisht ky ishte momenti kur gjithë ajo deklaratë iu kthye Bashës kundër. Mospasja e asnjë fakti veç retorikës politike, në rastin e Bashës është edhe më e rëndë. Sepse, padashje Basha sot i kujtoi qytetarëve faktet që janë kundër tij dhe partisë që drejton. Ai sot iu kujtoi shqiptarëve Gërdecin, 21 janarin, 8 majin, Rrugën e Kombit….!

Këto janë fakte, të cilat inkriminojnë rëndë atë bashkë me një pjesë të mirë të partisë së tij. Këto ngjarje janë të filmuara, të dokumentuara dhe po aq të tmerrshme. Këto ngjarje kanë marrë dhenë deri në Hollivud. E për këto ngjarje që të gjithë i kanë parë faktet me sy, dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Për këto arsye, Lulzim Basha sot duke dalë e duke marrë nëpër gojë cilindo që i vinte ndërmend pa asnjë fakt a provë, veçsa iu kujtoi shqiptarëve edhe njëherë se kush janë në fakt faktet dhe provat kriminale të tij dhe Partisë Demokratike.