osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FAKTET/ Mos e pyesni Ilirin si i bëri 1 milion… sepse ai e nisi me 2.5 milion dollarë dhe prej asaj dite “Shtatshkurtër-Dorëgjati” nuk ndaloi më!

FAKTET/ Mos e pyesni Ilirin si i bëri 1 milion… sepse ai e nisi me 2.5 milion dollarë dhe prej asaj dite “Shtatshkurtër-Dorëgjati” nuk ndaloi më!

Ka një postulat në biznes, i ndershëm ose jo që qarkullon në të gjithë botën: “Mos më pyesni për milionin e parë që kam bërë”. Duke dhënë për të kuptuar se askush nuk jep shpjegime për milionin e parë të fituar në biznes. Por kur bëhet fjalë për Ilir Metën presidentin aktual dhe pronar të LSI, ndryshon puna. Pasi ai nuk ka pasur dhe nuk ka një biznes të drejtëpërdrejtë që mund t’i referohesh për të bërë llogaritë e pasurisë së tij, dhe për pasojë dhe milionit të parë të vënë me “mund dhe djersë”.

Ai zyrtarisht ka qënë tërë jetën një rrogtar shteti, deputet që kalama, ministër po kalama, zv.kryeministër dhe kryeministër po kalama. Por ama dorën e ka pasur të “gjatë” gjithnjë. Për të kapur lekun e shtetit, për ta përvetësuar, anipse duhej të kishte qeverisur në ato kohë të vështira dhe shtrëngese ekonomike më me nikoqirllëk paratë e shtetit shqiptar.

Ilir Meta nuk ka qënë i pasur sikurse është sot, një “sheik” që ka gjithçka shtëpi pafund, biznese pafund, arin e vjedhur pafund, para nga trafiku i lëndëve të forta narkotike dhe krimi i pastër pafund.Nuk i ka pasur asokohe duart në biznesin e kromit, naftës, jahteve, drogës, mermerit, interteve, resorteve turistike, ndërtimit, linjave moderne të veshjes dhe njëmijë e një biznese të tjera që vështirë se i mban mend dhe vetë, sikurse i ka tani.

Jo. Ilir Meta ka qënë një “brekëgrisur” që bënte ndonjë lek me vizat që nxirrte në emër të FRESSH, organizata rinore e PS që drejtonte asokohe, duke dërguar pafund delegacione jashtë vendit dhe duke e “bërë” gjysmë milioni numrin e kësaj organizate.

Me këto lekë ai mbajti veten, disa mbështetës dhe bëri një shtëpi për të qënë, pasi jetonte si “dhëndërr brenda” të prindërit e Monikës. Sepse i ati i Likes, një burrë fisnik, ishte copë copë dhe pasi e kapi reforma shiste presh te pazari buzë Lanës. Madje ka shitur deri vonë kur Rama prishi kioskat buzë Lanës dhe u shmang nga minipazari tek ura e Lanës ngjitur me lulishtën “1 maji” që është sot.

Ilir Meta ishte copë-copë deri sa i erdhi fati në derë. Grushti i dështuar i shtetit i Sali Berishës më 14 shtator 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator, solli dhe largimin e Fatos Nanos nga kryeministër. Në vend të tij PS cakton Pandeli Majkon. Ndërkohë që zv.kryeministër bëhet Ilir Meta. Kaq u desh dhe Meta ra në lekë.

Afera e cila bëri shumë bujë dhe u publikua nga gazeta “Koha Jonë” në vitet 1999-2000, kishte të bënte me blerjen fiktive të disa vagonave të trenit dhe abuzimi llogaritej mbi 2.5 milionë dollarë, ndërsa realisht ato rezultuan të ishin dhuratë e qeverisë austriake.

Sipas një denoncimi të bërë publik, organi i akuzës çeli atëherë dosjen në ngarkim ndaj Ilir Metës. Por kjo dosje pati një odise të çuditëshme. Fillimisht grupi i prokurorëve siguroi provat se Meta, në cilësinë e Zëvëndëskryertarit të Këshillit të Ministrave, kishte mashtruar në organizimin e një tenderi për të sjellë disa vagona treni nga Austria.

Ky tender, që sipas shtypit të kohës ishte fallco “ka bërë që në xhepat e Ilir Metës të përfundojë një shumë e madhe dollarësh”. Mirëpo ndërsa Meta deklaronte e firmoste për një tender sipas të cilit qeveria bleu vagonat, një faks i autoriteteve austriake hidhte dritë, dhe shpjegonte se vagonat, në fakt, ishin dhuratë e shtetit austriak! Një fitim neto prej 2.5 milionë dollarë për Metën.

Nuk dihet sa shkuan në dorën e Prokurorisë asokohe, por çështja u arkivua. Ilir Meta fitoi milionat, por dhe eksperiencën se si blihet prokuroria. Të cilën e përsëriti më vonë. Pastaj vjedhjet e Metës nuk u ndalën, bëhet kryerministër dhe vodhi floririn e Kërrabës dhe e depozitoi në bankat britanike.

Vodhi çfarë i doli para, para të rrugës Tiranë-Shkodër, por dhe rrugë urbane, kryesisht në veri të vendit. Aq sa sot, është një ndër më të pasurit në Ballkan dhe Evropë, pa bërë asnjë biznes të ligjshëm, thjeshtë me rroga. Ndaj vetëm Meta dihet se si ka bërë milionin e parë, në dollarë flasim, ai mori falas vagonë nga Austria dhe i shiti. Fitim neto. Ilir Meta kështu ka bërë gjithnjë.