Ilir Meta ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, t’i nxjerrë emrin e personazhit të OFL-së, me të cilin është akuzuar se e ka takuar skutave, për t’i dhënë zemër se nuk kanë çfarë t’i bëjnë.
“Ky njeri pa Atdhe, pa nder, pa vlera më akuzon sot se kam takuar skutave subjekte të OFL-së.
I kërkoj publikisht të bëjë publik emrin, skutën dhe orën kur e kam takuar këtë personazh të botës së k.rimit dhe unë do të jap menjëherë dorëheqjen”, shkruan Meta.
Nuk e dimë se çfarë informacionesh ka Rama, por ne po i sjellim Metës foto nga takimet me dy personazhe problematikë për drejtësinë, të cilat nuk i ka bërë skutave, por publikisht, pasi në atë kohë, ligji ishte i “verbër” para tyre.
Foto e parë e Ilir Metës është me dy eksponentë të botës së k.rimit, Xhevdet Troplinin dhe Altin Hajrin, teksa ndodhen duke festuar e ngritur dolli në Durrës.
Troplini, i dënuar për d.rogë, pak kohë më parë i ka shkuar shkresa e OFL-së, për të justifikuar pasurinë.
Foto e dytë është me Isuf Berberin, që është shpallur në kërkim për vjedhjen e 1.5 milion dollarëve.
Ka edhe plot foto e fakte të tjera për lidhjet e tij me k.rimin, por këto janë dy rastet e fundit.
Natyrisht, nuk presim që të japë dorëheqjen, se e ka premtuar disa herë të tjera këtë gjë, si fjala vjen kur u kap në shkelje nga Komisioni i Venecias, por si burracak e hëngri fjalën e dhënë.