osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fakte të reja për humbjen aksidentale të jetës së aktorit shqiptaro-grek Panos Natsis (Panajot Naçi)

Fakte të reja për humbjen aksidentale të jetës së aktorit shqiptaro-grek Panos Natsis (Panajot Naçi)

Tragjik ka rezultuar fati i aktorit të njohur shqiptaro-grek, Panos Natsis (Panajot Naçi), i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou. Mediat greke raportojnë se 31-vjeçari ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një kamion.

Naçi, para aksidentit fatal kishte qenë në ditëlindjen e koleges së tij, Alexandra Tavoulari, të cilën e kishte organizuar vetë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë.

Lajmi i keq është bërë publik nga muzikanti Gazment Mullahi, i cili është daja i të ndjerit.

Kush ishte Panos Natsis?

Panos Natsis, me origjinë shqiptare, lindi më 3 janar 1991 në Tiranë dhe u diplomua në Shkollën Dramatike të Teatrit të Artit në Athinë në vitin 2012.

Ai kishte marrë pjesë në shfaqjet teatrale “Mirë se erdhe Detektiv Poirot” (2013-2014), “Stella me doreza të kuqe” (2015-2016), “Tingulli i armës” (2016-2017) dhe shumë të tjera. Për të tretin vit luajti në shfaqjen teatrale të George Kapoutzidis, “Kush do të divorcohet, të ngrejë dorën”.

Ai ka luajtur edhe në serialin e përditshëm të ANT1, “Gruaja pa emër” (2018). Këtë sezon ai do të luante në serialin e ri humoristik të George Kapoutzidis, “Serres”.

Panajot Naçi ishte ndër aktorët më të njohur në shumë seriale televizive dhe rolesh në teatër, nga më të suksesshmit në Greqi.

Jo vetëm për familjarët e rrethin shoqëror e miqësor, por humbje e madhe është edhe për artin shqiptar.

Panajot Naçi asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij, vendit ku u lind dhe u rrit.

Ai rridhte nga një familje me tradita nga Himara, bir i një të dënuari politik në burgjet e diktaturës gjatë regjimit komunist.

Panajot Naçi lindi në Tiranë. Familja më pas u zhvendos në Greqi ku ai ndërtoi një karrierë të shkëlqyer duke arritur në qarqet më të larta artistike të Athinës dhe e konsideronte veten “Himarioti-shqiptar prej brezash”.

“Lamtumire Panajot i dashur, nipi im i rralle artist, djali i vetem i motres time te vetme, Zana. “Peu keputet aty ku eshte me i holli” mbetet thenia qe te therr keqas. Dhembje do te kemi ne shpirt per ty sa jeta. U prehsh ne paqe!”, shkruan daja i tij, muzikanti Gazment Mullahi.