Pavarësisht përpjekjes së studentëve për ta mbajtur larg politikës protestën e tyre mesa duket diçka e tillë nuk po arrihet.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si në mjaft raste, kanë angazhuar të gjitha strukturat për ta bërë politike protestën e studentëve.
Kjo gjë vihet re në fotot e publikuara në rrjetet sociale ku janë të shumta rastet që militantë të PD e LSI tentojnë të “vjedhin” kauzën e studentëve.
1. I tillë është edhe rasti i fotos së mëposhtëme ku pjesë e protestës është bërë edhe motra e kreut të FRPD Shkodër, Arvit Bushati.
2. Personi në foton e mëposhtëme është Kristina Tonaj, anëtare e FRPD Shkodër totalisht e papolitizuar!
Kështu, paradite ithtarët e dy partive opozitare hiqen si protestues me statusin e studentit ndërsa mbasdite marrin leksione në parti se si të penetrojnë e ti japin ngjyrim politik protestës.
Mediat kanë bërë publike edhe mjaft raste të tjera ku anëtarë, kandidatë për deputetë, kryetarë degësh të PD e LSI, janë përfshirë në protestën e studentëve.
Me këto raste tregohet qartë se opozita nuk është e prirur që studentëve t’u gjendet një zgjidhje por përkundrazi tenton që situata të tilla ti përdorë për të akumuluar kapital politik./Lexo.al