Presidenti i Republikës ne cilesine e Komandatit te Pergjithshem te FA i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” pas ngjarjes se 9 prillit ku si pasoje e mospermbushjes se kushteve te sigurise nga koncesionari kinez, u vodh nje shume e madhe parash.
Por, Presidenti Meta ne kete rast (njelloj sic shkelte Kushtetuten kur nuk dekretonte ministrat) ka kaluar mbi ligjin per ndarjen e pushteteve, pasi, ai duhet t’i kerkonte informacion Ministrit te Mbrojtes dhe Kryeministrit nese donte te kishte dijeni, por jo Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Por ç’thote ligji per ndarjen e pushteteve?
LIGJI Nr. 64/2014 – PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ne nenin 9 pika 2 (shih FAKSIMILEN ME POSHTE) te ligjit per ndarjen e pushteteve shkruhet qarte se ‘Presidenti ne kohe paqeje e ushtron drejtimin e FA nepermjet Kryeministrit dhe Ministrit te Mbrojtes , ndersa ne kohe lufte, e ushtron drejtimin nepermjet Komandatit te FA’. Pra, ligji nuk le asnje vend per debat, pasi Shqiperia sot eshte ne kohe paqeje dhe Presidenti nuk ka asnje tager te kerkoje informacion nga shefi i shtabit te FA. Por, mesa duket vesi del me shpirtin dhe Meta do vazhdoje me shkeljet vetem qe te vazhdoje luften politike.
Thene kete, del ne pah fakti se Presidenti nuk ka respektuar ligjin per ndarjen e pushtetit ne rastin me te mire, ose po ben politike sipas linjes se opozites ne rastin me te keq, duke kerkuar sherr politik dhe tentuar te mbjelle kaos ne opinion publik. E mesa duket kjo e dyta eshte opsioni me i sakte, sepse fill pas tij edhe e shoqja kryetare e LSI-se, doli ne media dhe tha se shqiptaret sot duhet te kene frike te shkojne ne aeroport, duke tentuar te mbjelle frike, krize, kaos per interesa te ngushta politike te saj e Lulzim Bashes./LEXO.AL