Djali i ish-presidentit Bujar Nishani, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Kështu del nga një dekret i 18 marsit, i publikuar në fletoren zyrtare, numer 36 te ketij viti.
Nuk dihen arsyet përse djali i Nishanit ka vendosur të heqë dorë nga shtetësia shqiptare, por nuk është normale që fëmijët e ish-presidentit të një vendi, të heqin dorë nga shtetësia e tyre.
Se kemi gruan dhe fëmijët e kreut të opozitës me shtetësi holandeze, pasi hoqën vullnetarisht dorë nga shtetësia shqiptare, tani u shtua edhe djali i ish-presidentit.
Nderkohe qe Bujar Nishani ne Kuvendin e fundit Kombetar eshte zgjedhur kryetar i Keshillit Kombetar te PD, i forumit me te larte te kesaj partie ne periudhen mes dy Kuvendeve.
Ndoshta Ersilio ka dëgjuar babin që thotë se jeta në Shqipëri është bëre e vështirë dhe e padurueshme, dhe ka vendosur që të heqë dorë nga të qenit shqiptar./TemA