osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Faksimile/ Ministria e Financave përgënjeshtron deklaratat e PD-së: S’kemi lidhur asnjë kontratë me Begon, privatizimi nisi nga qeveria “Berisha”

Faksimile/ Ministria e Financave përgënjeshtron deklaratat e PD-së: S’kemi lidhur asnjë kontratë me Begon, privatizimi nisi nga qeveria “Berisha”

Ministria e Financave ka hedhur poshtë akuzat e opozitës në lidhje me procesin e privatizimit të një trulli, që në të vërtetë rezulton se ka nisur nga vetë qeverisja e djathtë. Përmes një reagimi për mediat, Ministria e Financave sqaron se nuk ka lidhur asnjë kontratë me personin Bego apo kompaninë në fjalë. Sipas saj, kërkesa për privatizim, është bërë dhe miratuar në vitin 2007, me firmën e Ministrit Genc Ruli.

“Në vitin 2016 Ministria e Financave finalizoi procesin e shitjes me trashëgimtarët e ligjshëm të truallit, sipas kontratës bashkëngjitur, ku asnjë nga personat e palës blerëse nuk rezulton të jetë z. Bego. Në vitin 1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Ish-Pronarëve, me Vendimin nr.8 datë 20.04.1995 vendosi:

1- Të njohë Maliq dhe Hamdi Pinari, ish-pronarë mbi një truall me sipërfaqe 34.000 metra katrorë që ndodhet në lagjen e Re të Tiranës;

2- Trualli i lirë me sip. 10 mijë metra katrorë t’i njihet dhe kthehet pronarëve

3- Trualli i zënë nga serat, duke përfshirë dhe magazinat e saj iu është njohur pronarëve (trashëgimtarëve të tyre) si dhe iu është dhënë e drejta e parablerjes, kur ato të privatizohen.

Në vitin 2007 Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli, kërkoi miratimin e Këshillit të Ministrave për kërkesën e trashëgimtarëve për privatizimin e pronës së sipër-përmendur”, thuhet në sqarim.

Sikurse shihet edhe nga procesi, qeveria e drejtuar nga Berisha në vitin 2007, me një shkresë çuditërisht “urgjente” për një procedurë të tillë, (Nr. 991/2 dt. 05.04.2007) do të shprehej dakord për miratimin e privatizimit të objekteve “stacioni i gjedhit” dhe “sera dhe magazinë”, siç tregohet në dokumentin bashkëngjitur, që i hapi rrugën miratimit të procedurës së privatizimit.

Ministria e Financave thekson se i gjithë procesi i ndjekur pas miratimit të privatizimit, është thjesht procedurë. “Në vitin 2015, Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në përgjigje të interesimit të Ministrisë së Financave, ka konfirmuar Vendimin e vitit 1995 mbi njohjen e pronësisë së truallit dhe të drejtën e parablerjes për ish-pronarët.

Procedura e shitjes u finalizua mes Ministrisë së Financave dhe palës blerëse (të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të truallit), me kontratën e shitjes nr. 157 Rep. 119 Kol, datë 09.06.2016.

Për palën blerëse kanë nënshkruar kontratën të gjithë trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar “Maliq dhe Hamdi Pinari”, ku në asnjë rast nuk figuron asnjë person me emrin e permendur nga Partia Demokratike (kontrata bashkëngjitur)”, thuhet në sqarimin e Ministrisë së Financave.