Deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka gënjyer publikisht në formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ, duke fshehur dënimin me 3 vjet burg dhe deklaruar se ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë.
Ligjvënësi demokrat rezulton i dënuar me tre vjet burg në bazë të një vendimi të gjykatës së Rrethit gjyqësor Durrës me vendimin nr.339, date 16.06.2006.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Myslym Murrizi, për veprën penale të “Marrjes së mitës” dhe në bazë të nenit 260 të K.Penal e dënon atë me tre vjet burgim. Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullon ekzekutimin e dënimit të dhënë për një kohë provë prej tre vjetësh me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale po kaq të rëndë, apo më të rëndë”, nënvizohet në relacion.
Në formularin e paraqitur ai ka gënjyer duke fshehur me dashje të gjitha të dhënat. Nëse do shohim me vëmendje dokumentin, Murrizi nuk ka treguar asnjë të dhënë mbi veprat për të cilat është dënuar.
E vetmja “mburojë” e përdorur prej tij është vendimi i gjykatës së Lartë ku përsëri është përpjekur ta manipulojë duke deklaruar se ka rezultuar i pafajshëm, ku në të vërtetë ky organ ka pushuar çështjen edhe pse ka pranuar një rryshfet që deputeti ka marrë gjatë kohës kur punonte në krye të një grupi inspektimi të KLSH.
“Nga provat e administruara ne gjykimin e kesaj çeshtje, ka rezultuar se i gjykuari Myslym Murrizi, ne krye te nje grupi te Kontrollit te Larte te Shtetit, ne muajin Shtator 2003 ka perfunduar kontrollin ne Deget e Doganes Qafe Thane dhe Durres. Nga ky kontroll, nder te tjera, eshte shpallur debitore shoqëria “Agroteks” sh.p.k. Lushnje, me pronar te gjykuarin Qemal Kozare, për nje detyrim doganore në shumën 627.000 lekë për praktikat e importit të viçave për vitin 2002 dhe tre mujorin e parë të vitit 2003. Sipas arsyetimit te vendimeve te gjykatave, ka rezultuar se ne fillim të vitit 2004, pra disa muaj pasi kishte perfunduar kontrolli dhe akti perkates ishte depozituar, i pandehuri Myslym Murrizi ka takuar në Durrës të pandehurin Qemal Kozare, prej te cilit ka marre nje shume prej 750.000 lekë të reja. Sipas spjegimeve fillestare te dhena gjate hetimit nga i gjykuari Qemal Kozare, kjo shume eshte marre për të mbyllur shkeljet e kryera në Doganën e Qafë-Thanës”,shkruhet në relacionin e gjykatës.
Ndërkohë, edhe pse Gjykata e Lartë e shpëtoi Murrizin nga 3 vitet burg të vendosura nga gjykata e Faktit dhe Apelit, dy nga anëtarët e Kolegjit Penal janë eleminuar nga vettingu për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.
Trupa përbëhej nga Kristaq Ngjela, kryesuese, Spiro Spiro, Ylvi Myrtja, Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj anëtarë.
Të gjitha këto detaje, Murrizi është përpjekur t’i fshëhë dhe manipulojë në formularin e dekriminalizimit për të hapur rrugën drejt karriges së deputetit.
Ky veprim, bie ndesh edhe me gërmën (D) ku thuhet: Pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në këtë formular, dhe rrefuzimi i depozitimit të gjurmëve daktoskopike, passjell skualifikimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funksionit publik.
Pavarësisht kësaj, Murrizi me mbështetjen e siglës së Partisë Demokratike mundi të kandidojë në listën “Basha” dhe të ulet në Kuvend.
Më poshtë po pasqyrojmë të plotë vendimin e gjykatës së Lartë dhe detajet e manipuluara nga ligjvënësi i djathtë.
Nr.1556/777 i Regj.Themeltar
Nr.423 i Vendimit
VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:
Kristaq NgjelaKryesues
Spiro SpiroAnetar
Ylvi MyrtjaAnetar
Fatos LuloAnetar
Besnik ImerajAnetar
ne seancen gjyqesore te dates 25.04.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:
TË PANDEHURIT: QEMAL KOZARE
A K U Z U A R:
Për veprën penale të
“Dhenies se shperblimit te punonjesit
që kryen një detyrë shteterore”,
parashikuar nga neni 245 i K.Penal
(para ndryshimeve me ligjin nr.9275, datë 16.09.2004).
TË PANDEHURIT: MYSLYM MURRIZI
A K U Z U A R:
Për veprën penale te “Marrjes së mites”
parashikuar nga neni 260 i K.Penal
(para ndryshimeve me ligjin nr.9275, datë 16.09.2004).
Gjykata e Rrethit gjyqësor Durrës me vendimin nr.339, date 16.06.2006 ka vendosur:
Deklarimin fajtor te të pandehurit Qemal Kozare, për veprën penale të “Dhënies së shpërblimit të punonjësit që kryen detyra shtetërore” dhe në bazë të nenit 245 të K.Penal e dënon atë me një vit burgim.
Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullon ekzekutimin e dënimit të dhënë për një kohë provë prej tre vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale po kaq të rëndë apo më të rëndë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Myslym Murrizi, për veprën penale të “Marrjes së mitës” dhe në bazë të nenit 260 të K.Penal e dënon atë me tre vjet burgim.
Në zbatim të nenit 59 të K.Penal pezullon ekzekutimin e dënimit të dhënë për një kohë provë prej tre vjetësh me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale po kaq të rëndë, apo më të rëndë.
Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.3099, date 14.09.2006 ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit penal nr.339, datë 16.06.2006 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Durrës.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës ka bërë rekurs i gjykuari Myslym Murrizi, për shkaqet:
-Procedimi penal ka nisur me inisiativën time për veprën penale të shpifjes për shkak të detyrës e meqënëse i akuzuari për këtë vepër ishte banor i Tiranës, kompetente për hetimin e kësaj vepre ishte Prokuroria e Tiranës
-Ne kundershtim me nenin 36 te K.Pr.Penale, jane administruar si prove deshmite e Qemal Kozares.
-Akuza në ngarkimin tim nga ana e prokurorisë është një montim të dhenash pa kurrfarë baze.
-Vetë deklaruesi ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme në hetimin dhe gjykimin e çështjes.
-Çeshtja penale ne ngarkimin tim eshte filluar mbi bazën e një deklarimi të bërë gjatë pyetjes së shtetasit Qemal Kozare. Qe nga momenti që ky shtetas jepte të dhëna që e inkriminonin vetë atë, përfaqësuesi i akuzës duhet të ndërpriste pyetjen dhe ta paralajmëronte atë për përgjegjësi, gje që nuk është bërë.
-Nga ana e prokurorisë nuk është urdhëruar anjë lloj ekspertimi kontabël për të provuar akuzën dhe veprimet e pretenduara si abuzive nga unë.
-Nga të gjitha dëshmitë e bëra para gjykatës asnjëri prej dëshmitarëve nuk hedh dritë mbi provueshmerinë e veprës.
-Të tre mesazhet e paraqitura nga prokuroria janë të datës 17.02.2005 përkatësisht të orës 17.33.12 dhe 17.49.48, pra të gjitha këto mesazhe janë pas mesazhit kërcënues të ardhur në telefonin tim në 17.02.2005, ora 17.26.04 dhe unë i kisha të gjitha të drejtat që të mos lija gjë pa thënë Qemalit.
-Ndodhemi përpara thënieve të një personi që është në procedim për 14 raste kontrabande dhe falsifikimi në shtetin austriak.
-Unë nuk i jam shmangur asnjë seance gjyqësore, ndersa i pandehuri tjeter nuk eshte paraqitur asnjehere ne gjykate.
KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË
pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokurorin Skender Breca, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Durres; av. A. Shameti, qe kerkoi prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes; si dhe pasi shqyrtoi ne teresi çeshtjen,
V Ë R E N
Se vendimet e te dyja gjykatave jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit material e procedurial penal dhe si te tilla duhet te prishen dhe çeshtja ne ngarkim te te gjykuarve duhet te pushohet, pasi fakti per te cilin jane akuzuar nuk perben veper penale.
Prokuroria e Rrethit Durres, ka derguar per gjykim me akuzen e mitmarrjes te gjykuarin Myslym Murrizi, me arsyetimin se duke qene ne nje funksion publik ka marre shperblim per te mbuluar nje detyrim monetar te te gjykuarit tjeter Qemal Kozare.
Gjykatat e faktit, duke i kualifikuar veprimet e kryera nga i gjykuari Myslym si elemente te vepres penale te parashikuar nga neni 260 i K.Penal, e kane deklaruar fajtor dhe denuar ate per kryerjen e vepres penale te mitmarrjes, nderkohe qe i gjykuari Qemal eshte gjendur fajtor dhe denuar sipas nenit 245 te K.Penal.
Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te pabazuara ne ligj vendimet e te dyja gjykatave dhe çmon se fakti per te cilin eshte akuzuar dhe denuar i gjykuari Myslim Murrizi nuk parashikohet si veper penale.
Nga provat e administruara ne gjykimin e kesaj çeshtje, ka rezultuar se i gjykuari Myslym Murrizi, ne krye te nje grupi te Kontrollit te Larte te Shtetit, ne muajin Shtator 2003 ka perfunduar kontrollin ne Deget e Doganes Qafe Thane dhe Durres. Nga ky kontroll, nder te tjera, eshte shpallur debitore shoqëria “Agroteks” sh.p.k. Lushnje, me pronar te gjykuarin Qemal Kozare, për nje detyrim doganore në shumën 627.000 lekë për praktikat e importit të viçave për vitin 2002 dhe tre mujorin e parë të vitit 2003.
Sipas arsyetimit te vendimeve te gjykatave, ka rezultuar se ne fillim të vitit 2004, pra disa muaj pasi kishte perfunduar kontrolli dhe akti perkates ishte depozituar, i pandehuri Myslym Murrizi ka takuar në Durrës të pandehurin Qemal Kozare, prej te cilit ka marre nje shume prej 750.000 lekë të reja. Sipas spjegimeve fillestare te dhena gjate hetimit nga i gjykuari Qemal Kozare, kjo shume eshte marre për të mbyllur shkeljet e kryera në Doganën e Qafë-Thanës. Më pas midis Myslym Murrizit dhe Qemal Kozares kane lindur mosmarrëveshje për faktin se meqenëse Myslymi nuk e ka mbyllur problemin në Doganën e Qafë-Thanës, i pandehuri Qemal i ka kërkuar të pandehurit Myslym që t’i kthejë lekët e dhëna prej tij.
Më pas i pandehuri Qemal në datën 14.04.2006 i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Pergjitheshme të Doganave, ku ndër të tjera shkruan se “ I kam dhënë bakshish Myslym Murrizit për të mbyllur veprimin e gabuar, nga i cili kishte lindur detyrimi doganor”.
I pandehuri Myslym Murrizi kur ka marrë dijeni për këtë shkrese hartuar nga i pandehuri Qemal, ka bërë kallëzim penal ndaj të pandehurit Qemal Kozare për veprën penale të “Shpifjes për shkak të detyrës” të parashikuar nga neni 240 i K.Penal. Mbi bazën e këtij kallëzimi, Prokuroria e Rrethit Tirane ka nisur procedimin penal. Pas kryerjes të disa veprimeve hetimore kjo prokurori ka shpallur moskompetencen e saj duke ja kaluar çeshtjen për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Durrës, me arsyetimin se duhen të vazhdohen hetime për veprën penale të “Mitmarrjes” për të pandehurin Myslym Murrizi dhe meqenëse vepra penale është kryer në Durrës, kompetente eshte ajo prokurori.
Ndryshe nga sa arsyetojne gjykatat e faktit, Kolegji çmon se veprimet e te gjykuarit Myslim Murrizi nuk perbejne elementet e vepres penale te mitmarrjes. Nga permbajtja e dispozites qe parashikon neni 260 i K.Penal te pa ndryshuar me ligjin nr.9275 date 16.09.2004, per te patur elementet e kesaj vepre penale, nder te tjera kerkohet:
– Marrja e shperblimeve nga punonjesi i ngarkuar me funksion publik.
– Shperblimi te merret per te kryer ose mos kryer veprime qe lidhen me kete funksion.
Rezulton se i gjykuari Myslym Murrizi dhe grupi i kontrollit qe ai drejtonte, kane perfunduar aktin e kontrollit dhe e kane dorezuar ate ne Drejtorine perkatese te KLSH ne muajin Shtator 2003. Ne rrethanat kur kontrolli kishte perfunduar dhe akti ishte depozituar, i gjykuari nuk kishte asnje mundesi objektive per te kryer ndonje veprim ne favor te te gjykuarit tjeter, Qemal Kozare. Fakti qe i gjykuari Myslym Murrizi nuk ka marre shperblim ne formen e mites gjen arsyetim llogjik edhe sepse nga akti i kontrollit, detyrimi i te gjykuarit Qemal ndaj Doganes kishte rezultuar ne shumen 627.000 leke, nderkohe qe per te mbuluar kete shume, gjykatat kane pranuar se i gjykuari ka marre mite ne shumen 750.000 leke, pra me shume nga vete detyrimi i pa paguar. Edhe deshmia e deshmitarit Robert Gjini, i cili perjashton çdo mundesi qe te nderhyet per te korigjuar aktet e kontrollit pas depozitimit te tyre, eshte nje tjeter argument qe bind Kolegjin per mungesen e vepres penale.(TemA)