Nga Anri Bala
Sot, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës nxorri listën e të ndaluarve dhe të akuzuarëve për ngjarjen e rëndë, si një luftë e turpshme brenda llojt, ku karrigezaptuesi me leje, Lulzim Basha, u përball me karrigedhuruesin e penduar, Sali Berisha.
Mes dhjetra të ndaluarve spikatin dhe emrat e dy deputetëve të akuzuar, njëri nga foltorja dhe tjetri nga shurrtorja e mbetur e PD, mërgata e SHQUP-it.
Askush nuk mund ta besoj se organizatorët e protestës ishin Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi! Mirëpo, duke parë se më në fund prokuroria i gjeti “fajtorët e vërtetë”, të gjithëve duhet të na zërë frika se kjo lloj drejtësie të bënë gjëmën, kur spektatori që shikon shfaqjen nga larg dhe rri në krahë të autorit, është më fajtorë se organizatori, madje është kryefajtor!
Interesante, për sa kohë gjykata dhe shoqëria do bëj sikur nuk e shikon “traun” por vetëm qimet në qullin e servirur dje, ne do jemi në ”truble”. Këta ishin fajtorët e vërtetë??? UAWWWW… dhe organizatorët e vërtetë …… SB…???? Prandaj dhe ai livadhis si vemje dhe merr në qafë sa e sa familje shqiptare dyerve të gjykatave.
Turp , turpi i botës e mbuloftë këtë fëlliqësirë me emrin Sali Berisha. Bën të ndjehet i turpëruar gjthkënd me gjak shqiptari në deje, cilido qoftë dhe kudo qoftë. Varrmihës i pangopur… “JUSTICE, JUSTICE, JUSTICE!”, shkruan një qytetar i revoltuar.
Ndaj dhe ne pyesim, po Saliu nuk ishte aty?! Po Lulzimi i blindave dhe i gazit nuk ishte aty? Po prokurorja me laps dhe letër, pa vetëm karriget e dyer dhe një tufë hallexhinjsh të gënjyer nga “dashuria” për Saliun pa çelsa dhe Lulin me dryna.
Nëse Saliu dhe Luli nuk kanë bërë asgjë, atëherë fajn e ka… Edi Rama. Prokuroria duhet të marrë të pandehur Edi Ramën, sipas akuzave të dy të pafajshmëve të pafajësuar nga ajo vetë! Rr(ë)noft drejtësia e ve!/ Ekskluzive.al