Botuesi Fahri Balliu, i përfshirë përmes së bijës në korrupsionin e Gërdecit, afera të tjera me rrugët dhe i njohur si sekser pranë dyshes Berisha-Meta, është lakuar si spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Këndezi’.
Balliu nuk i ka mohuar kurrë zërat për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, ndërsa është fakt që shkonte pas Ramiz Alisë, siç edhe e tregon kjo foto.
Më pas Fahriu u kthye në demokrat i flakët, duke u bërë pjesë e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes. Në të njëjtën kohë Berisha e bëri sekretar të ambasadës tonë në Maqedoni, ku më pas e përzuri pas nisi të shiste bursat.
Historia e Fahri Balliut është pas perdeve të pushtetit është e gjatë dhe e mbushur me pazare, lëpirje, përfitime, intriga etj., histori për të cilën nuk do të mjaftonin qindra artikuj.
Ditët e fundit ka një dakordësi midis PS-së dhe pjesës së PD-së që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj për të hapur dosjes e ish Sigurimit të Shtetit. Prova e parë u dha në seancën e fundit ku u hoq pengesa për verifikimin e politikanëve që kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës tek komisionet Mezini dhe Bezhani.
I biri i Fahri Balliut, Klevis Balliu, është shprehur i shqetësuar kundër hapjes së dosjeve, me argumentin se një akt i tillë do të krijojë përplasje.
“Këta duan ta bëjnë sot këtë për të futur në konflikt, konflikt të madh, jo të vogël”, u shpreh Balliu i vogël.
Ish-deputeti propozoi që ky ligj të aprovohej vetëm për ata persona që duan të kandidojnë në një pozicion të caktuar.