Rrjeti social Facebook ka regjistruar rënie të numrit ditor të përdoruesve aktiv – për herë të parë në historinë 18-vjeçare të kësaj kompanie.
Kompania simotër e Meta Networks, Facebook, ka njoftuar se numri i përdoruesve ditor aktiv ka rënë në 1,9 miliardë muajit të fundit, për dallim nga dhjetori i vitit të kaluar që ishte 2 miliardë, transmeton Telegrafi.
Kjo kompani gjithashtu zbuloi se është zvogëluar rritja e të hyrave, derisa po ballafaqohet me konkurrencën që e bëjnë rivalët siç është TikTok dhe YouTube, e përdoruesit kanë shpenzuar edhe më pak para.
Aksionet e Meta kanë rënë për më shumë se 20 për qind, e kjo rezultoi me humbjen e vlerës në treg, që sillet rreth 200 miliardë dollarë.
Megjithatë, ka ardhur deri te një rënie e madhe e vlerës së platformave tjera në mesin e të cilave janë edhe Twitter, Snap dhe Pinterest.
Drejtori dhe themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka deklaruar se rënia është rezultat i faktit që opinioni në veçanti përdoruesit e rinj kanë braktisur Facebook, dhe kanë kaluar te rivalët.