Rrjeti social ‘Facebook’ ka mbyllur plot 583 milionë llogari të rreme në tre muaj. Bëhet fjalë për periudhën kohore janar-mars 2018, ku ‘Facebook’ ka bllokuar profilet false, pasi ju zbulua abuzimi me këtë platformë.
Mark Zuckerberg tha se kishte marrë rreth 837 milionë copë përmbajte spam gjatë tre mujorit të parë të këtij viti. Menaxheri i produktit të ‘Facebook’, Guy Rosen, tha se duhej më shumë punë për të përmirësuar mjete të tilla zbulimi.
Ne ende kemi shumë punë për të parandaluar abuzimin. Teknologjia, pjesërisht është njësoj ashtu siç është inteligjenca artificiale, ndërsa duket premtuese fakti se duhet bërë shumë punë nga të qenit sa më efektiv në lidhje me përmbajtjet e papërshtatshme, sepse konteksti është mjaft i rëndësishëm. Ne besojmë se rritja e transparencës ka tendencën gjithmonë për të të çuar në rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë me kalimin e kohës dhe publikimi i këtij informacioni do të na shtyjë për t’u përmirësuar më shpejt.
Menaxheri i produktit të ‘Facebook’, Guy Rosen