Së shpejti Facebook-u do pësojë disa ndryshime të mëdha dhe Mark Zuckerberg na paralajmëroi të gjithëve përgjatë Konferencës dyditore “Facebook F8” që zhvillohet në San Jose, Kaliforni.
Ndryshime pritet të bëhen edhe në rrjetin social Instagram, ku siç mund ta keni dëgjuar edhe më herët, numri i pëlqimeve nuk do të jetë më i dukshëm nga të tjerët.
“Admiruesi sekret” është një prurje nga ana e Facebook e cila u prezantua dje dhe konsiston në përzgjedhjen e disa personave të cilët ju i simpatizoni apo i pëlqeni shumë, dhe nëse një prej tyre iu përzgjedh juve gjithashtu, atëherë kjo tregon se të dy palët janë të interesuar për t’u takuar dhe juve ju vjen si njoftim.
Në rast të kundërt, nëse personi të cilin ju e përzgjidhni nuk iu përzgjedh ju, atëherë njoftimi nuk iu vjen kurrë dhe kjo tregon se ai/ajo nuk ka interes t’ju njohë.
Ndërsa për sa i takon “Messenger-it” thuhet se do bëhet super më i shpejtë dhe i sigurt.
Por nuk mbaron me kaq! Sot është dita e dytë e konferencës kështu që me gjasë risi të tjera do prezantohen…