osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fabula e çuditshme e ish-zyrtarëve të PS-së të rënë nga fiku, që kërkojnë të votohet Berisha e Basha

Fabula e çuditshme e ish-zyrtarëve të PS-së të rënë nga fiku, që kërkojnë të votohet Berisha e Basha

Thirrja e Ylli Manjanit drejtuar qytetarëve shqiptarë që të votojnë me 25 prill Partinë Demokratike, ishte e pritshme për shumë njerëz. Ngaqë Ylli Manjani ka qenë një kundërshtar i fortë i Edi Ramës që prej vitit 2010, kur u largua nga PS.

U largua pasi nuk u zgjodh deputet i PS-së në Dibër, e bëri presion që të vendoset si pasojë e dorëheqjes së një deputeti që të vijë ai.

Shkoi te LSI, me të cilën u bë zv.ministër, minister, por pas largimit si ministër nuk është se ka pasur gjithmonë qëndrime lineare me partinë e Ilir Metës.

Megjithatë, rasti i Manjanit nuk do të përbënte një zhvillim nëse do të ishte thjesht një histori e veçuar.

Kjo, pasi janë disa zyrtarë të lartë; ministra, ofiqarë, deputetë e tjerë, të kohës së PS-së, që janë bërë ndër përkrahësit më të ethshëm të PD-së.

Kastriot Islami: ministër i Arsimit, kryetar Parlamenti, ministër Financash, zv.kryeministër, deputet në kohën e PS-së, që prej vitit 2010 është një nga politikanët më të ethshëm që përkrahin Sali Berishën.

Në vitin 2013 kaloi në PD dhe e shpëtoi Qeverinë e Berishës, madje u bë edhe deputet i saj, por vetëm për një mandat.

Arben Malaj ka qenë ministër i Financave, i Ekonomisë, kryetar i grupit parlamentar i PS-së, kandidat për kryetar bashkie i Vlorës, deputet disa mandate.

Por sot është një nga përkrahësit më të ethshëm të opozitës së Lulzim Bashës.

Agron Duka, prefekt i Durrësit, deputet i PS-së, ministër Bujqësie në kohën e PS-së.

Në 2013, Edi Rama nuk e bëri deputet me PS-në e doli me republikanët e Mediut. Ja doli të hyjë në Parlament.

Prej atëherë ka harxhuar shumë energji, ka marrë Partinë Agrare, ka xhiruar andej këndej duke mbështetur Lulzim Bashën e natyrisht është një nga ana që kërkon fort të votohet kundër Partisë Socialiste.

Kështu është edhe Agim Hushi, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Kavajë përballë Sali Berishës në 2005, por që ka 8 vjet që bën thirrje për të votuar PD-në, apo dhe Elmaz Sherifi, ish-deputet i PS, Asllan Dogjani etj.

Ndërkaq nga ana tjetër ka shumë figura dhe politikanë që janë larguar nga Partia Demokratike në vite, madje me konflikte edhe më të ashpra në këto 30 vite.

Por asnjëherë, asnjëri prej tyre nuk ka bërë thirrje që të votohet Partia Socialiste.

I ndjeri Gramoz Pashko është një nga politikanët që u konfliktua që në fillim ashpër me Sali Berishën, madje duke përjetuar edhe drama personale dhe familjare.

Pashko kaloi me PAD-në e në vitin 1997 u bë këshilltar ekonomik i Fatos Nanos, më pas i Pandeli Majkos e Ilir Metës.

Arriti të bëhet edhe zv.ministër i Arsimit në qeverinë e PS-së. Por kurrë nuk bëri thirrje që të votohet PS-ja.

E njëjta me Neritan Cekën, Preç Zogajn, që ishin jo thjesht aleatë, por zyrtarë të aleancës me PS-në dhe qeverisjes së saj.

Në 2005 të gjithë këta u kthyen në PD.

Por me qeverisjen e PD-së pas 2005 natyrisht që pati të pakënaqur që nga Bamir Topi, e grupi i deputetëve që u bashkua me të, por asnjëherë ata nuk bënë thirrje që të votohej PS, megjithëse ishin kundërshtarë të Berishës.

Kjo ndodh edhe sot: Jozefina Topalli, Astrit Patozi etj që janë përplasur me Lulzim Bashën, por publikisht thonë që të rrëzohet Edi Rama nga pushteti.

E gjjithë kjo sjellje politike e këtyre politikanëve të së djathtës, të distancuar nga Berisha në fillim e Basha sot ka një logjikë normale.

Ata nuk mundet të bëjnë thirrje që mbështetësit që ata dikur i kanë kërkuar votat, të votojnë Partinë Socialiste.

Po atëherë, si mundet që Arben Malaj e drejtues të tjerë të së majtës, që dikur që kanë pasur rival Sali Berishën, kanë marrë vota e kanë bërë fushatë me zgjedhësit e majtë, sot të kërkojnë që të votohet për PD.

Kujt i drejtohen ata realisht?

Ilir Meta, në vitin 2005 mori mjaft vota të majta, duke akuzuar Fatos Nanon se nuk ishte tamam i majtë dhe mori në një farë mënyrë imazhin e një “mehmetshehu” që ishte tipik drejtues i fortë i së majtës.

Dhe në lidership pati mjaft figura të së majtës. Por kur në 2009 bëri aleancë me Berishën, kjo logjikë u rrëzua.

Po atëherë si ka mundësi të gjithë këta figura që kanë marrë vota, poste, ofiqe, privilegje si përfaqësues të PS-së, për shembull Ylli Manjani ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i qeverisë së Fatos Nanos, sot të dalë e të thotë votoni PD-në?

Edhe mund të ndodhë, por nuk kemi të bëjmë me një mesazh politik, por thjesht me një qëndrim personal. Ata nuk janë më përfaqësues.

Mund të thonë se janë qytetarë, por në publik nuk janë bërë të njohur si të tillë, por si zyrtarë të PS-së. Edhe pse bëjnë thirrje për të votuar PD-në, ata mbahen mend thjesht si zyrtarë të PS-së, që kërkojnë të votohet PD. Po cila është arsyeja?

Ja marrim si shembull Kastriot Islamin: ai vetëm kryeministër e president nuk është bërë nga PS, pasi të gjitha postet i ka pasur.

Po përse atëherë kërkon të votohet Berisha që e ka bërë vetem 4 vjet deputet?!

TemA