Një 42-vjeçare në Fier për pak sa nuk ka ka shkaktuar një tjetër tragjedi familjare, duke tentuar të mbysë 2 vajzat e saj të mitura si edhe djegë banesën e bashkëjetuesit të saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen: Rudina Kishta, 42 vjeçe, banuese në fshatin Grecalli, Fier.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë dy vajzat e saja të mitura binjake 6 vjeçe duke tentuar t’i mbyste ato në ujrat e lumit Seman në afërsi të urës së fshatit Daullas, Fier.
Gjithashtu dyshohet se shtetasja Rudina Kishta ka djegur me zjarr banesën e bashkëjetuesit të saj në fshatin Grecalli, shtetasit Ardian Gjika, 35 vjeç.