Partnerët ndërkombëtar po ndihmojnë Shqipërinë në arritjen sa më shpejt të rezultateve konkrete kundër krimit të organizuar. Mafia shqiptare synohet të tronditet dhe prej kohësh janë gjurmuar rrënjët e saj në Shqipëri dhe në shtete të tjera të botës, ku ka shtrirë aktivitetin e saj.
“4 ditë të ngjeshura me takime&aktivitete për çështje të sigurisë në BE e rajon. 2-3 tetor, takim i Drejtorëve të Policisë së vendeve ballkanike, Europol, DEA, FRONTEX, UNODC”, shkruan Xhafaj në një postim të tij.
Po ashtu është bërë identifikimi dhe gjurmimi “i kokave” të bandave, aktiviteti i të cilave pritet të shpartallohet dhe t’i vihen para drejtësië.
Për autoritetet ndërkombëtare gjithçka është e qartë, mbetet vetëm që autoritetet shqiptare me “hir apo me pahir” , të bëjnë ekzekutimet.
Dosja e “613 kilogramëve kokainë” është zbërthyer, “Toytoa Yaris” po ashtu, por mburoja politike e tyre po vonon ditët. Skema është e koklavitur pasi janë të përlyer pushtet –drejtësi-kriminelë, por provat dhe emrat janë të dokumentuar dhe askush nuk do të ketë shpëtim.