osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Euractiv: A do t’ia kthejë shpinën Brukseli – sërish – Ballkanit?

Euractiv: A do t’ia kthejë shpinën Brukseli – sërish – Ballkanit?

Nga Denis MacShane

Marre nga https://www.euractiv.com/section/enlargement/opinion/will-brussels-turn-its-back-again-on-the-balkans/

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të takohen këtë javë, më 18 qershor, dhe sërish Ballkani do të jetë një temë e nxehtë në axhendën e takimit, pasi shumica e politikanëve kundërshtarë e kanë të pamundur të mos e dëmtojnë njëri-tjetrin.

Në një shembull të rrallë zgjidhjeje serioze diplomatike, dy kryeministra të rinj të majtë në Athinë dhe Shkup realizuan këtë vit atë që dukej një mision krejt i pamundur, kur Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev ranë dakord t’i jepnin fund një ngërçi 30-vjeçar lidhur me emrin e vendit në veri të Greqisë, i njohur si Maqedonia që prej viteve 1990.

Shkupi ra dakord t’i jepte një emër të ri vendit duke e quajtur Maqedonia e Veriut për të kënaqur qëndrimin e Greqisë që rajoni i saj i Maqedonisë, me territor dhe popullatë më të madhe sesa dy milionë banorët e vendit me popullsi sllavo-shqiptare, nuk duhet të mbajë të njëjtin emër si fqinji i saj verior.

Në këmbim, Greqia ra dakord që mbështeste hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe në Bashkimin Europian. Diplomatët grekë kanë mbështetur gjithashtu në heshtje anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe udhëheqësit politikë të Tiranës dhe Shkupit pritet të hapin bisedimet e anëtarësimit në vjeshtë.

Pranimi i dy fqinjëve të saj si vende anëtare të BE-së zgjeron mundësitë ekonomike të Greqisë. Së paku 650 mijë shqiparë punojnë në sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe shërbimeve të Greqisë.

Njëlloj sikurse anëtarësimi i Polonisë dhe shteteve të Europës lindore në BE i ka ndihmuar këto vende të rrisin ekonomitë e tyre dhe të hapin vende pune, efekti përhapës i BE-së për rritjen e standarteve në biznes, shtetin e së drejtës, apo të drejtat e njeriut shpresohet të funksionojë edhe Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Lënia e vendeve të varfëra ballkanike të përkeqësohen edhe më tej jashtë BE-së do të nxiste popullatën e tyre drejt emigrimit të paligjshëm dhe kriminalitetit për shkak të pamundësisë për të hyrë në tregun e BE-së, fondet për investime në infrastrukturë, ndërkohë që politika e korruptuar dhe klanore do ta demoralizonte shoqërinë civile.

Ekziston një kundërshtim në vendet e Europës veriore, veçanërisht nga politikanët nacionalistë dhe myslimano-fobë, të cilët kundërshtojnë faktin se shumica fetare e Shqipërisë është Islami tolerant i epokës otomane. 25% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut janë shqiptarë me trashëgimi myslimane europiane.

Të gjitha këto probleme janë të menaxhueshme, por presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duket se po bëjnë më të mirën e tyre për të nxjerrë nga binarët shpresat e anëtarësimit në BE.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski erdhi në Bruksel javën e kaluar dhe tha që Shqipëria duhej veçuar nga Maqedonia e Veriut në mënyrë që vetëm Shkupi të priviligjohej për të nisur bisedimet e anëtarësimit.

Duke pasur parasysh faktin se kryeministri socialist i shkolluar në Francë, Edi Rama i ka mbështetur fuqimisht përpjekjet e social demokratëve të Shkupit në garën përballë ultra-nacionalistit Nikola Gruevski, i cili e mbushi Shkupin me statuja madhështore të Aleksandrit të Madh sikur heroi i antikitetit grek të ishte një sllav i Ballkanit, thirrja e Pendarovskit për të anashkaluar Tiranën ishte një akt mosmirënjohjeje politike edhe për normat e Ballkanit.

Megjithatë, ai ka edhe ndihmën e kolegut të tij, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Dikur ai ishte mik i Edi Ramës si një nga reformatorët e rinj të partisë socialiste të Shqipërisë të cilët kundërshtuan hapur konservatorin Sali Berisha, i cili ishte ideatori i skandalit të skemës piramidale që shkatërroi kursimet e shumë shqiptarëve dhe bëri shumë pak përpjekje për të luftuar korrupsionin kronik në gjyqësor dhe biznes që mbizotëroi në Shqipërinë postkomuniste për 20 vite me rradhë.

Por Meta krijoi partinë e tij – tani e udhëhequr nga bashkëshortja e tij – dhe iu desh të dorëhiqej më turp si zëvendëskryeministër në vitin 2010 lidhur me akuzat – të cilat ai i mohon – në lidhje me një bisedë për një pagesë jo të rregullut prej 800,000 €. Rama shpresonte se duke e bërë shokun e tij të vjetër president – një pozicion i zgjedhur nga parlamenti – në 2017 do të kishte një aleat pasi Meta ka qenë gjithmonë shumë i angazhuar në integrimin e Shqipërisë në institucionet euroatlantike si BE dhe NATO.

Megjithatë, Meta ka vendosur të bëhet aleat me Partinë Demokratike në opozitë e drejtuar nga krahu i djathtë i Berishës, Lulzim Basha. Në një përditësim klasik të strategjisë së vjetër të tensionit politik, Basha udhëhoqi deputetët e tij në bojkotin e parlamentit në shkurt dhe organizoi protesta në rrugë, të cilat në disa raste ishin edhe të dhunshme.

Bashkëshortja e presidentit së bashku me partinë e vogël të themeluar nga bashkëshorti i saj mbështeti këtë përpjekje primitive për të destabilizuar qeverinë. Që nga shkurti Basha ka organizuar protesta të pafundme në rrugët e Tiranës si përpjekje për të treguar se Shqipëria nuk është më nën kontrollin e qeverisë.

Basha akuzoi edhe shefen e politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini, se po flet gjepura kur ajo u bën thirrje deputetëve shqiptarë për të miratuar reforma për rivlerësimin e gjyqtarëve në kuadrin e përgatitjeve për anëtarësim në BE.

Basha gëzon mbështetjen e të djathës ekstreme në SHBA dhe përdor një foto të tijën me Donald Trump në të gjitha mediat sociale, si dhe të kujton sulmet alla- Trump ndaj çdo media në Shqipëri që guxon ta kritikojnë atë. Prokurorët në Tiranë nisën një hetim për një pagesë misterioze prej 625,000 dollarësh që Basha i ka paguar lobistëve amerikanë për një shtërngim duarsh me Trump.

Meta mbështeti strategjinë e tensionit të Bashës duke njoftuar se, si president do të pezullojë zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në fund të qershorit. Arsyeja që ai dha është se partitë e opozitës, përfshirë atë të drejtuar nga bashkëshortja e tij, do t’i bojkotojnë ato.

Qëllimi ishte i qartë – të paraqiste një imazh të Shqipërisë si të paqëndrueshëm dhe të padenjë për t’u parë si një shtet anëtar i mundshëm i BE. Rusia është akuzuar për ndërhyrje për të ndaluar ndryshimin e emrit të Maqedonisë së Veriut, gjë që çoi Athinën në dëbimin e diplomatëve rusë. Gjëja e fundit që Kremlini dëshiron, është të shohë Ballkanin Perëndimor që të stabilizohet dhe të shndërrohet në vende të varfra, por normale të BE-së.

Rama po lëviz që parlamenti shqiptar ta heqë Metën nga posti i presidentit, pasi ai ka abuzuar ashpër me pushtetin e tij në mbështetje të një përpjekjeje partiake për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur. Por, tani, në këtë rrëmujë, është përfshirë presidenti i Maqedonisë Veriut me kërkesën që Brukseli ta shpërblejë politikën e Bashës për destabilizimin e Shqipërisë nëpërmjet një strategjie klasike të tensionit duke përdorur rrugën për të hedhur poshtë parlamentin e zgjedhur.

Pyetja tani është: A e mban fjalën e saj BE-ja ndaj Tiranës dhe Shkupit apo Brukseli – jo për herë të parë – do ta lerë Ballkanin Perëndimor pa dikë që ta ndihmojë?

(Denis MacShane ka qenë ministër britanik për Ballkanin në qeverinë e ish-kryeministrit Tony Blair. Ai e viziton dhe shkruan rregullisht për këtë rajon).