osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Etilda Gjonaj paralajmëron nga media austriake: Reforma në drejtësi nuk do të kursejë as kryeministrin

Etilda Gjonaj paralajmëron nga media austriake: Reforma në drejtësi nuk do të kursejë as kryeministrin

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, është intervistuar nga media austriake ‘’Ö1 Mittagsjournal’’, lidhur mbi situatën politike në vend.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj e hedh poshtë kategorikisht akuzën e ngritur ndaj kryeministrit Rama për manipulim të zgjedhjeve. Sipas saj lënia e mandateve nga ana e deputetëve është gjë jo e mirë pasi debati duhet bërë në parlament.

Ajo thekson se e gjithë qeveria e mbështet reformën në drejtësi edhe financiarisht.

Pjesë nga artikulli dhe intervista e medias austriake ‘’Ö1 Mittagsjournal’’

Ndërkohë qe britanikët kërkojnë të dalin nga BE, fatmirësisht ka edhe vende që dëshirojnë të hyjnë në BE. Prej vitit 2014 Shqipëria mban zyrtarisht statusin e vendit kandidat. Qeveria socialiste me kryeministër Edi Ramën synon që këtë vit të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Sinjalet për këtë nga Brukseli nuk kanë qenë të këqija deri tani, por vala e re e protestave, e cila ka arritur deri në përplasje, ka shkaktuar shqetësim në Bruksel. Ministrja shqiptare e Drejtësisë Etilda Gjonaj përpiqet të qetësojë: Asgjë nuk do të ndryshojë në axhendën e BE. Karin Kohler raporton: Dhjetëra mijëra protestues para Parlamentit në Tiranë janë duke organizuar prej mesit të shkurtit protesta të vazhdueshme, si kjo. Njerëzit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë atë për korrupsion dhe për lidhje me krimin e organizuar. “Ik” është shkruar në pankartat këtu. Në krye të lëvizjes opozitare qëndron drejtuesi i opozitës Lulzim Basha. “Ne do ta vazhdojmë luftën për një Shqipëri pluraliste, deklaron ai, deri sa kjo qeveri të dorëhiqet.”

Por protestat janë shtrirë edhe në Parlament. Dy të tretat e deputetëve të partisë demokratike në opozicion e kanë dorëzuar mandatin e tyre. Ata nuk duan ta mbështesin regjimin e Ramës me prezencën e tyre, kështu argumentojnë ata. Një praktikë shumë e pazakontë, të cilën e ka vendosur në planin e vet edhe Komisioni Evropian. Kjo gjë është kundërproduktive dhe është në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve, thuhet në Bruksel.

Në mënyrë të ngjashme reagon edhe Ministrja shqiptare e Drejtësisë Etilda Gjonaj. “Fakti që deputetët e opozitës e lënë mandatin e tyre, është një gjë absolutisht jo e mirë. Debati politik duhet bërë në parlament. E ku tjetër. Deputetët kanë detyrime ndaj zgjedhësve të tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar hapat ligjorë. Në rast se deputetët nuk kthehen në parlament, atëherë mandatet do t’u kalojë deputetëve të tjerë. “

Ministrja e Drejtësisë nuk përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj akuzave të rënda kundër kryeministrit Edi Rama, por thekson se lufta ndaj korrupsionit është pjesë e prioriteteve të qeverisë së saj. “Reforma e drejtësisë do të japë përgjigjen e duhur për të gjithë. Prokuroria e krijuar rishtazi do të merret me të gjitha akuzat për korrupsion dhe nuk do të ndalet para askujt, as para ministrave apo kryeministrave. E gjithë qeveria jonë e mbështet këtë reformë, edhe financiarisht. Dhe më pas është në dorën e drejtësisë, që të ndjekë të gjitha rastet e korrupsionit.”

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj e hedh poshtë kategorikisht akuzën e ngritur ndaj kryeministrit Rama për manipulim të zgjedhjeve. “Zgjedhjet e 2017 u kontrolluan nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe u vlerësuan. Qeveria është plotësisht legjitime.”

Por protestat nuk ndalen, situata është e acaruar. Ndërkohë edhe Brukseli paralajmëron për përshkallëzimin e situatës. Dhe ky nuk është pozicioni më i mirë para fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nëse hapja e negociatave mund të shtyhet, këtë e mohon e bindur Ministrja shqiptare e Drejtësisë. Ajo është e bindur. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Evropian. Ajo është e bindur, se në qershor apo jo më vonë se në shtator të këtij viti do të mund të hapen kapitujt e parë të negociatave me Brukselin.