osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ethet për kryeprokuror: Gjashtë burra përballë Arta Markut

Ethet për kryeprokuror: Gjashtë burra përballë Arta Markut

Arta Marku u zgjodh si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme në fund të dhjetorit të vitit 2017.

Zgjedhja e saj i ngjante një beteje lufte, pasi ajo u betua mes tymit dhe flakadanëve, duke marrë kështu vetëm votat e mazhorancës.

Kur ka kaluar më shumë se një vit që ajo udhëheq institucionin e organit të akuzës, java që vjen do të jetë e ethshme për të.

Pasi me 19 mars 2019 hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Konfirmimi ka ardhur më herët nga kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Përballë Arta Markut, do të jenë edhe gjashtë kandidatë të tjerë.

Marku është e vetmja grua që do të garojë por, për t’u zgjedhur Prokuror i Përgjithshën, nuk janë të rëndësishme kuotat gjinore,

Emrat që janë lakuar në media se do të jenë përballë Arta Markut, janë Edvin Kondili, prokuror pranë Krimeve të Rënda, Besnik Muçi prokuror pranë Krimeve të Rënda, Olsian Çela, prokuror pranë Krimeve të Rënda, Adnand Xholi, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Henrik Ligori ish-prokuror pranë Krimeve të Rënda, pedagog pranë Shkollës së Magjistraturës dhe një emër tjetër suprizë është ai Plarent Ndrecës.

Kandidatët në fjalë pritet ti kalojnë me urgjencë Vettingut.

Në korridoret e prokurorive flitet se Arta Marku është kandidatja potenciale për t’i rizgjedhur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pasi ajo ka mbështetjen e partisë në pushtet dhe mbështetjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithsesi, nëse nuk merren parasysh këto kritere, kandidatët e tjerë kanë përparësi, duke pasur parasysh këtu, se Arta Marku ka bërë një sërë shkeljesh si drejtuese e organit të akuzës.

Kujtojmë se Arta Marku do të përballet me prokurorin Olsin Çela, të cilin shtatorin e vitit që shkoi e internoi ne Berat, pas përlasjes me mikeshën e saj tek Krimet e Rënda Donika Prela.

Kandidati Besnik Muçi është konfirmuar nga Vettingu me nivel minimal kualifikues në kriterin profesional. Vendimi i KPK -së për Muçin është ankimuar nga Komisioneri Publik dhe pritet Kolegji i Posaçëm i Apelimit për vendimin përfundimtar. Pra, Muçi është ende me një këmbë në Vetting.

Kandidati Adnan Xholi e ka kaluar Vettingut, ndërsa si një kandidat i fortë llogaritet edhe Henrik Ligori. Në Vetting nuk ka ka kaluar ende Edvin Kondilli.

Kandidati vlerësohet me kualifikim të lartë në hetimin dhe përdorimin e teknikave të posaçme kur ka hetuar me sukses jo më pak se 5 çështje penale të ndërlikuara ligjërisht ose në fakte, përfshirë përdorimin e metodave të avancuara të hetimit dhe qasjen proaktive.

Gjithashtu, kandidati vlerësohet me kualifikim të mesëm në hetimin dhe përsosjen e taktikave të posaçme kur ka hetuar me sukses jo më pak se 3 çështje penale të ndërlikuara ligjërisht si dhe vlerësohet me kualifikim të ulët në hetim kur ka hetuar me sukses të paktën 1 çështje të ndërlikuar.