osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Estrada presidenciale e konsultave

Estrada presidenciale e konsultave

Sot është bërë publik lajmi se Ministria e Jashtme i ka dorëzuar Presidentit të Republikës kërkesën për marrjen e plotfuqisë për negociatorët që do të përfshihen në bisedime me Greqinë. Fjala është për marrëveshjen e detit, që kërkon ekspertizë teknike.

Kërkesa për plotfuqinë është ligjore, por ajo rrjedh edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kemi të bëjmë pra me kompetenca të Presidentit që ka tagrin për të dhënë autorizimin e negociatave.

Por presidenti i Republikës ka zgjedhur ta transformojë procedurën në teatër politik teksa ka paralajmëruar një proces diskutimesh me paraardhësit e vet. Pra me Bujar Nishanin dhe Sali Berishën. Të paktën ky është raportimi mediatik dhe duke e marrë atë të mirëqenë, mund të themi se kemi një tjetër dëshmi të instrumentalizimit të institucionit të presidencës.

Kjo sepse Ilir Meta nuk ka asnjë detyrim për të kërkuar këto konsultime. Ai ka të gjithë të drejtën për t’u njohur me dosjen e negociatave, përmbajtjen e saj dhe të krijojë kështu një njohje të plotë të asaj që po flitet.

Nga kjo pikëpamje, presidenti ka çdo mundësi që të refuzojë ose jo plotfuqinë duke parë atë që ka bërë deri më tani qeveria dhe kjo është praktikë normale. Ilir Meta ka zgjedhur ta transferojë këtë në tavolinën e debatit politik, kur fton për bisedime edhe Sali Berishën me Nishanin që kanë prononcime publike së fundmi për çështjen e detit nisur vetëm nga lajmet e mediave. Nuk dihet nëse Meta do të japë garanci për paraardhësit apo do të kërkojë mendim, por ky është një hap i panevojshëm dhe një shtirje politike shumë e trashë.

Z. Berisha është ai ish-kryeministër që shpërfili kërkesën për plotfuqi të presidentit në marrëveshjen e parë siç u konstatua na Gjykata Kushtetuese, ndaj është shumë politikë e ngushtë kjo “manovër e konsensusit” që ndërmerr z. Meta. Presidenti nuk ka asnjë tagër që të pezullojë negociatat që në praktikën institucionale nuk marrin për bazë raportimin e mediave.

Të bësh pjesë të procesit dy ish-presidentë kur asnjë detyrim nuk ta kërkon këtë, është asgjë më shumë sesa një dëshmi sesi bacili i LSI-së transmetohet si kulturë konsensusi edhe në drejtimin e presidencës.

Presidenti mund të kërkojë tryeza, informacione, ai mundet edhe të flasë përditë për të mirat që ka klima malore, por në disa gjëra është mirë ta kufizojë veten me shfaqje të tilla. Pasi qoftë ata që e shohin Metën nga jashtë, qoftë ata që e dinë se çfarë është brenda, e kanë të qartë, se në këtë rast nuk ka gjë në dorë dhe sidomos nuk ka mundësinë por edhe dëshirën që të bllokojë përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë. Thjesht bën të vështirin për të tërhequr pak vëmendje mbi vete./Respublica