osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Eskobarët shqiptarë: Raporti i parë i OKB-së për “Republikën e Lazaratit” dhe implikimi i krerëve të shtetit në trafik

Eskobarët shqiptarë: Raporti i parë i OKB-së për “Republikën e Lazaratit” dhe implikimi i krerëve të shtetit në trafik

Kur erdhi kanabisi për herë të parë në Shqipëri?

Kush e solli atë? Kush ishte strategu i krijimit të të ashtuquajturës Republikë të Lazaratit, që sipas Guardia Di Financa-s në vitin 2012 gjeneronte 4 miliardë dollarë të ardhura.

Për këtë na ndihmon raporti zyrtar i seksionit të OKB-së për drogën i vitit 2000, kur flet për të dhënat e para të instalimit të industrisë së barit që në fakt në fidanishte të vogla prodhohej në të gjithë botën.

Irene Piveti, kryetarja e Parlamentit Italian, do të deklaronte në vitin 1997 se së shpejti Ballkani do të kthehej në një hambar i mariuanës që do të mbushte Italinë.

“Një farë e panjohur canabisi është importuar nga Europa në Shqipëri, ku është krijuar një linjë e gjerë prodhimi, e cila po transportohet në të gjitha vendet e rajonit. Por ende trafikimi po bëhet në sasira të vogla dhe jo me avionë”, shkruante raporti i UNODC në vitin 2000.

Raporti paraardhës i vitit 1999 nuk shkruante asnjë fjalë për Shqipërinë, madje nuk përmenden as shqiptarët nëpër Europë.

Por edhe pse OKB nuk kishte raporte zyrtare mbi çështjen e kanabisit, shërbimet sekrete italiane, kishin një informacion më të plotë mbi këtë çështje.

Oficerë të misionit Italian të ndihmës së policisë shqiptare u shpërndanë në terren, kryesisht në Vlorë e Sarandë, nga ku zakonisht trafikohej hashasi së bashku me klandestinët.

Pak zona në Berat dhe në Vlorë u pikasën si zona të mbjelljes së  “Kërpit” që europianët e pinin si cigare por edhe e injektonin si vaj hashashi.

Por disa prej “diplomatëve me tuta” që ikën në vitin 1997 nga Shqipëria me pasaporta diplomatike sollën në Shqipëri farën e cannabis sativa që e eksperimentuan nuk dihet se pse në fshatin Lazarat.

Një fshat i madh i jugut me tradita të thella patriotike por me një tokë pjellore për një bimë që për Shqipërinë nuk ishte e njohur.

Edhe pse shqiptarët hashash kanë përdorur në shekuj, ajo nuk është cannabis cativa e ardhur nga Holanda.

Në mënyrë “shkencore” në vitin 1999 kur Shqipëria ishte ende një shtet pa shumë rregulla, në Lazarat u mbollën kubikët e parë që çelën fidanët e bimës jeshile.

Prova e parë e eksperimentuar nga agronomë me famë nga Maroku doli surprizuese.

Mjaftonte ujë dhe bima rritej sa një pemë. Gjithçka ishte entuziasmuese për “pionerët” e kësaj bime çudibërëse.

Por problemi i saj ishte përpunimi dhe natyrisht trafikimi. Për ta përpunuar, duhej izolimi dhe krijimi i një “getoje” që nuk do të “infektohej” nga jashtë.

Kurse trafikimi ishte një mission edhe më i vështirë.

Kështu lindi ajo që më pas u quajt “Republika e Lazaratit”.

PD dhe komuna që fitohej nga partia e Sali Berishës mori në proteksion të saj prodhuesit dhe përpunuesit e hashashit.

Kjo ngjalli xhelozi dhe lakmi të madhe te pushteti socialist.

Ish nëndrejtori i Policisë së Shtetit, mik i një qeveritari të lartë nga zona e Gjirokastrës çoi madje si “cjapi te kasapi” një grup të RENEA-s në Lazarat për të bllokuar maunet me hashash që ishin fshehur në ngarkesat me mallra ushqimore.

Përgjigja ishte lufta.

U plagosën oficerë të policisë, vetëm sepse krerët e uniformat blu kërkuan haraç dhe asnjëherë nuk u bë publike arsyeja e përplasjes.

Ky ishte rasti i parë kur shteti u thye në Lazarat dhe që prej asaj dite nuk do të hynte asnjë herë më për më shumë se 10 vjet.

Madje në vitin 2004 u arrit deri aty sa të gjuhej me mitroloz 12.7 helikopteri i Guardia di Finanza-s, i cili shkoi për rikonjicion filmimi.

Por deri atëherë, trafiku i hashashit bëhej nën syrin e policisë, shtetit, por edhe strukturave të saj.

Gjithçka kalonte nga portet e Sarandës, Vlorës dhe natyrisht Durrësit, ku kryekapiteni ishte njeriu më i besuar i kryeministrit. Po kush ishin kryeministrat e asaj kohe? Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta.

Asnjëri, nuk foli asnjë fjalë për trafikun e cannabis cativa-s…

Por edhe pse nuk lëvizte Tirana, Europa nisi të dënojë shqiptarët e parë për trafikim droge. Të cilët më pas gjenin strehim në Shqipëri, edhe si politikanë, madje edhe të lartë. Po për këtë do të flasim në numrin e ardhshëm./Pamfleti