Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të Turam, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, që nxori nga repertori i tij një silurë për Dimarkon, me këtë të fundit që shërbeu për Turam që nuk fali duke tundur rrjetën.
Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzagi pas ndeshjes. I pyetur për aktivizimin e Asllanit, Inzagi u shpreh:
“Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e di që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”.