Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social Instagram ku qëndron gjithmonë në kontakt me fansat. Prej disa kohësh ajo po jeton në Shtetet e Bashkuara, së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.
Megjithëse është gruaja e një milioneri, Emina ka treguar se pëlqen të bëjë një jetë sa më të thjeshtë. Madje, mendimin e saj për çmimet e kripura e ka ndarë në një postim në Instastory. Ajo ka publikuar çmimin e një çante, e cila kapte shifrën 62 mijë dollarë.
Modelja është shprehur për ndjekësit se ky çmim marramendës i duket budallallëk i madh. “Më fal, çfarë? 62.000 dollarë. Jo. Jam pro luksit dhe brendeve të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe ky këtu është budallallëk i hapur.”- ka shkruar Emina krahas postimit.