Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot hapur nga Elbasani kandidatët për deputet të PD për zgjedhjet e 25 prillit.
Një prej tyre është edhe Dashnor Sula, i cili është i katërti në listën e PD për Elbasanin. Rama tha se Dash Sula, “pikën më impresionuese të karrierës së vet e ka patur si huligan në stadiumin e Peqinit”.
“Pa pikë turpi tha, erdhi Edi Rama me kriminelët”, shpërthen kryeministri dhe tregon si u PROVOKUA nga Lulzim Basha: Për çfarë vjen kështu?!
“E kam të pamundur të mos flas për një tjetër personazh, Dash Sula, është kthyer vetë Dash Sula. I cili pikën më impresionuese të karrierës së vet e ka patur huligan në stadiumin e Peqinit. Për ata që s’lidhin dot emrin me figurën, ju kujtoj imazhin që ka bërë xhiron e botës në Youtube, me Dash Sulën që hidhet si larskë me pistoletë për të kapur arbitrin.
Me Dash Sulën fiton Shqipëria, sipas PD-së. Kanë ca kandidatë që janë hata fare, dhe një nga ata është Dash Sula. Merre me mend ç’mund të sjellë Dash Sula në Shqipërinë e shekullit 21”, tha Rama.