osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Është kryer një falsifikim i rëndë”! Profesori i njohur shpjegon se çfarë ka ndodhur realisht me “diplomimin” e Belind Këlliçit

“Është kryer një falsifikim i rëndë”! Profesori i njohur shpjegon se çfarë ka ndodhur realisht me “diplomimin” e Belind Këlliçit

Kandidati për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar sot lidhur me akuzat e dala nga një investigim mbi shkollimin e tij të mesëm në Tiranë dhe atë në SHBA.

Rezulton dy herë e provuar që Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme.

Instituti Harry Fultz në Tiranë, pranoi se Këlliçi nuk u diplomua në nivelin e mesëm arsimor. Kjo ngre pikëpyetje si arriti ai të regjistrohej në një shkollë amerikane pa diplomë të shkollës së mesme dhe për më tepër si e ka njehsuar diplomën e atjeshme me sistemin shqiptar më pas.

Shqiptarja.com botoi faksimile mbi procedurat zyrtare për të dyja këto hapa. Po vetë Këlliçi çfarë thotë? Në deklarimet e sotme në një intervistë televizive, ai thotë se ka kryer konvertim në SHBA duke marrë kredite atje, ndaj diploma nuk i është dashur.

Por a është kjo e mundur në sistemin arsimor amerikan? Dhe si është arritur të njehsohet me sistemin shqiptar më pas, ku nuk rezulton diplomim i subjektit në shkollë të mesme?

DITA pyeti për rastin, profesor Fatos Tarifën, pedagog dhe njohës shumë i mirë i sistemit universitar amerikan dhe atij shqiptar. Më poshtë biseda me diplomatin dhe sociologun e njohur.

Profesor Tarifa, ju keni qenë aktiv me komente dhe analiza gjatë kësaj fushate zgjedhore për kryeqytetin. I keni ndjekur raportimet në media për shkollimin e kandidatit Këlliçi?

I kam ndjekur. Për diplomën e shkollës së mesme nuk di çfarë të them. Vetëm z.Arian Kapedani (drejtues i shkollës Harry Fultz – shën.red.) mund ta zbardhë çështjen për këtë fazë.

Kurse për njohjen e diplomës së tij të nivelit Bachelor dhe konvertimin e saj në diplomë të nivelit Master nga Komisioni i Ministrise se Arsimit, është bërë një falsifikim i madh zyrtar.

Përse ky përfundim?

Në SHBA, të gjitha programet Bachelor, në çdo universitet, janë programe 4-vjeçare. 3-vjeçari i Bolonjës nuk ekziston dhe nuk njihet. Prandaj, një diplomë Bachelor e fituar në një universitet amerikan nuk mund të njihet si një diplomë e nivelit Master në Amerikë dhe s’ka si të njihet këtu.

Pra nuk mundet si konvertim?

Absolutisht. Në atë universitet krejt të parëndësishëm në Baltimore, ku ka qenë Këlliçi, ofrohet një program Bachelor në menaxhim, por jo në një program Master në këtë fushë.

Nese s’ke gradën Master në Management nga një universitet amerikan, për të cilën të duhet të kryesh edhe 2 (dy) vite të tjera shkollë pas diplomës Bachelor, nuk ka se si të të njihet diploma Bachelor, si gradë Master në Shqipëri.

Janë dy nivele krejt të ndryshme arsimi (kualifikimi dhe diplomash).

Atëherë, si është bërë i mundur ky konvertim?

Gjithçka të çon te Komisioni dhe tek korruptimi i tij. Bëhet fjalë për kohën e qeverisjes së Berishës. Në atë kohë (2010), ministër arsimi ka qenë Myqerem Tafaj (PD). Besoj nuk është e nevojshme t’ju kujtojë se në kohën e tij u shkatërrua sistemi universitar me shitjen e licensave të shumë universiteteve private dhe shkatërrimin e vlerave meritokratike.

Pra, dua të them, që ky ka qenë konteksti kohor kur diploma amerikane Bachelor e Këllicit u konvertua si diplomë Master Shkencor nga Komisioni i Ministrisë së Arsimit të z.Tafaj.