Gazetari Arian Çani deklaroi mbrëmjen e sotme se në Shqipëri po futet një kokainë e një lloji të ri, që është shumë më e shtrenjtë dhe ka veti kuruese.
Në emisionin e drejtuar nga vetë ai, “Zonë e lirë”, përballë dy të ftuarve, Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu, Çani tha se këtë informacion e ka nga një burim serioz.
Ai shtoi se një kilogram i kësaj kokaine kushton 350 mijë euro dhe se në Shqipëri konsumohet nga ‘elita’
“Më tha një burim serioz se është futur një lloj kokaine totalisht ndryshe nga sa është mësuar bota tani që quhet kokainë pink ku kilja e saj kushton 350 mijë euro. Nuk e shesin me gramë, më thonë që në Shqipëri e përdorin shumë pak njerëz se thonë që nuk ka efekte negative, madje thonë që është kuruese për disa drogëra. Personi që ma tha është i huaj, e përdorin elita këtë,”- tha Çani.
Më pas, gazetari iu drejtua Blendi Fevziut dhe i tha të pyeste gazetaren Klodiana Lala.
“Shkruaji njëherë Klodit e pyete,”– tha Çani dhe Fevziu mori telefonin në dorë për t’i dërguar mesazh gazetares.