I konsideruar nga media greke si “Escobari Balkanit”, por në fakt është Eskobari i LSI-së, Klement Balili ish-zyrtari i Transportit në Sarandë si drejtor përfaqsues nga partia e Kryemdhit, brenda muajit janar do të përfundojë në Gjykatë me akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi për ReportTv se ditët e fundit të 2018 ka mbërritur ekspertiza dhe disa akte hetimore të autoriteteve greke që faktojnë përfshirjen e Klement Balilit në trafik droge.
Vetë Klement Balili prej më shumë se dy vitesh është personi më i kërkuar i drejtësisë dhe policisë shqiptare por operacionet për kapjen e tij gjithmonë kanë dalë pa suskes. Të njëjtat burime sqaruan se ai do të shkojë i vetëm në gjyq pasi pjesa tjetër e grupit të strukturuar kriminal është arrestuar dhe dënuar në Greqi.
Balili ka të vetmen dalje publike pas cilësimit si Escobar duke mohuar akuzat ndërsa nga ajo ditë ai është në arrati. Për arrestimin e Balilit nuk kanë mubnuar dhe qëndrimet e selive diplomatike ku dhe ambasada amerikane në Tiranë shpesh herë ka folur duke e konsideruar atë një peshk të madh.
Ndërkohë teksa hetimet për anëtar i grupit të strukuruar kriminal dhe trafikut ndërkombëtar të drogës janë drejt fundit, një sërë pasurish të Balilit dhe familjarëve të tij përfshirë dhe resortin “Santa Quaranta” në Sarandë janë në sekuestro.