Elvi Fundo ishte i pari që publikoi videoskandalin seksual midis deputetit demokrat, Ervin Salianji dhe shtetatses G.D. Në një intervistë për gazetën TemA, ai thotë: “Unë e përdor atë si një simbol të një njeriu që s’ka bërë asgjë në jetë dhe nga shkolla është marrë është bërë avokat qyteti në bashki dhe me pas për shkak të lidhjeve të dyshimta me Lulzim Bashën u zgjodh deputet”.
-Ditët e fundit keni publikuar dhe një video të deputetit Ervin Salianji me shtetasen G.D. Çfarë ishte kjo histori?
Edhe për këtë është thënë se unë me Ervinin e kam personale. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe tij. Madje unë e përdor atë si një simbol të një njeriu që s’ka bërë asgjë në jetë dhe nga shkolla është marrë është bërë avokat qyteti në bashki dhe më pas për shkak të lidhjeve të dyshimta me Lulzim Bashën u zgjodh deputet. Ndërsa kryetari i forumit rinor nuk zgjidhet deputet.
Sa i përket videos, ajo është filmuar nga kamerat në Kuvend. Pasi kanë ardhur këto pamje kemi bërë një verifikim të plotë për të parë mos kishte montazh apo ndërhyrje.
Në fillim u tha që është bisedë e montuar më pas u botua e plotë dhe u tregua që nuk ishte ashtu. Fakti është se një deputet shkon në kuvend për të bërë ligje, ndërsa Salianji bën perversitete me GD-ra apo me LB-ra.
-Në media u tha se G.D ishte deputetja Grida Duma. Po ju, si thoni?
Në fakt, sa i përket G.D unë kam pasur dyshimet e mia se kush është. Disa media e kanë botuar që është Grida Duma dhe unë kam dyshime dhe disa prova që të çojnë te kjo zonjë, por s’kam dashur të theksoj nëse është ajo apo jo pasi nuk më ka interesuar.
Mua më interesonte fakti se si një deputet fliste me gjuhë perverse në karrigen e parlamentit, një deputet që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Ky deputet do të duhej të merrej me punë të tjera siç ishte rasti Habilajve që ishte atë ditë temë dite.