Ervin Salianji ka publikuar një fotografi krah kolegut të tij Xhelal Mziu. Ai thotë se bashkë me të do të bëjë ç’është e mundur për të mbrojtur interesin e shqiptarëve.
“Sot seanca për votimin e qeverisë, do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur interesin e qytetarëve!
I pastë ditët e numëruara!”, shkruan Salianji krah kolegut Mziu ku të dy janë të dënuar me vendim gjykate, njëri për akuza që lidhen me abuzim me pushtetin dhe vendosje taksash të paligjshme dhe tjetri për inskenimin e çështjes “Babale”.