Shkencëtari, historiani, ambjentalisti, inxhinieri, biologu dhe dijetari i madh Sazan Guri ka nisur fushatën presidenciale.
Ai ka qenë në Lezhë ku ka organizuar një takim me disa persona të cilët i konsideron me fytyrë ilire.
“Para takimit me miq e studiuese te ardhur nga Mitrovica, Gjakova, Medvegja, Prishtina, Prizreni, Vushtrija, Decani, etj., si dhe me dy zonjat e nderuara te Bashkise Lezhe, me te njejten bardhesi fytyre si iliret e arbnoret e dikurshem, rastesi apo ligjesi?”, shkruan Guri.
Ashtu si Guri, fushatë presidenciale ka nisur edhe historiania Elena Kocaqi, teksa pritet vendimi i Petrit Vasilit si kandidat i “Shtëpisë së Lirisë”.