Besiktas ka triumfuar në shtëpi përballë Konyaspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës turke. Sfida e cila u zhvillua në “Tupras Stadium”, përfundoi me fitoren 2-0 të Besiktas.
Rashica dhe Muçi zhvilluan një ndeshje mjaft të bukur, me lojtarin dardan që ia doli të asistojë në golin e parë. Në përfundim të ndeshjes foli Ernest Muçi, të cilit i kanë mjaftuar pak ditë në Turqi për të spikatur.
“Të luaja para tifozëve tanë ishte një ëndërr e realizuar për mua. Është një burim krenarie e madhe. Kam luajtur ndeshjen e parë në shtëpi dhe mezi pres të luaj pjesën tjetër. Jam shumë i lumtur me fitoren. Mund të luaj në çdo pozicion në sulm.
Sigurisht që do të bëj edhe pjesën mbrojtëse të punës, por mund të luaj në çdo pjesë të sulmit. Jemi në një rrugë të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të fitojmë ndeshjet jashtë dhe në shtëpi. Na presin ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.
Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu, është një ëndërr e realizuar për mua”, u shpreh ndër të tjera Muçi.