I ftuar në një intervistë për “Prive”, Ermal Mamaqi i pyetur se çfarë kushtesh ka Elvana Gjata për t’u bërë pjesë e filmave të tij, përpos shoqërisë që kanë, producenti u shpreh se ajo nuk ka vendosur asnjë kusht.
“Ne kemi hyrë pa kushte, por padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdolloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht.
Unë e di si janë pagesat e aktorëve, këngëtarëve etj dhe me shumë siguri dhe garanci të them që është aktorja më e paguar ndonjëherë në historinë e filmave shqiptarë”, tha Ermali.
“Sa zero?”, e pyeti gazetari. “6”, ishte përgjigja e producentit.