Të shtunën e kaluar, Ermal Mamaqi kishte të ftuar në emisionin e tij kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Ai zhvilloi një intervistë që u komentua gjatë nga shikuesit.
Kishte nga ata që e akuzuan Ermalin si një person që shkon mbas kryeministrit për interesat e veta.
Pak minuta më parë, Ermali ka publikuar në ‘Facebook’ një video, ku shfaqet një prej pjesëve të emisionit, ku ai luan ‘basketboll’ me Ramën.
Në këtë rast jo me top, por me objekte të ndryshme si komjutera apo edhe tortë.
“Qetesohuni, kompjuterat ishin te prishur, nuk punonin dhe torta ishte e helmuar.
Ps: Ne nuk bëjmë emisione vetem per ata qe nuk kane buke te hane.
Ne punojmë edhe per ata qe kane buke te hane”, shkruan Mamaqi.