Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga sfida e boksierit shqiptar Ermal Hadribeaj, i cili mbrojti titullin kampion me flamurin kuqezi.
Kryeministri Rama u shpreh se Hadribeaj mori një përshëndetje shumë speciale nga Mike Tyson, i cili ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.
“Ermal Hadribeaj mbron titullin kampion me flamurin kuqezi dhe merr nje përshëndetje shumë speciale nga Mike Tyson”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Ermal Hadribeaj është Kampion Bote në versionin WBC International.
Hadribeaj, i cili ka amrrë pseudonimin, “Snajperi” ka mposhtu meksikanin Molina në sfidën për kampion të WBC.