Analisti Andi Bushati ka ngritur tonin e zërit në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Bushati teksa po replikonte me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku për ndërtimin e kullave në Tiranë, ka ndërhyrë moderatorja Erla Mëhilli, gjë e cila e ka tensionuar.
Pikërisht në këtë moment Bushati ka ngritur tonin e zërit duke trembur dhe moderatoren Mëhilli.
Bushati: Erlaaa
Erla Mëhilli: Ok, dakord e kuptova që nuk duhet të ndërhyjë.
Ndërkohë nga të ftuarit e tjerë momenti është pritur me të qeshur.