Ndodh edhe kjo!
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe është përfshirë në një situatë të sikletshme paraditen e sotme rreth orës 10:06 minuta teksa nuk plotësonte dot kuorumin e komisionit të tij, aty ku pritej të raportonte ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri në lidhje me huanë që do të marrë qeveria nga Fondi për Zhvillim Ndërkombëtar për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Duke qënë se nuk i plotësohej kuorumi për të nisur mbledhjen, Braçe ka zbritur nga komisioni i tij në katin e katërt tek kati i dytë ku po zhvillonte punimet Komisioni i Politikës së Jashtme.
Ai i është drejtuar deputetëve socialistë Ervin Bushati dhe Evis Kushi që janë njëkohësisht edhe anëtarë tek Komisioni i Jashtëm edhe tek ekonomia me fjalë fyese. Braçe hapi derën edhe pse po zhvillohej mbledhja dhe ju drejtua dy deputetëve:
“Çohu urgjent. Ti dhe ti. Ejani në mbledhje se ju pret ministri lart. Çohuni ju thashë, karagjoza!”