osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erit i kanë vrarë babanë!

Erit i kanë vrarë babanë!

Nga Arbër Hitaj

Ishte mëngjesi i 11 Prillit 1994, kur në atë mëngjes me kohë gri tipike për Gjirokastrën, dola për të luajtur me shokët e lagjes. Ishim shumë të lidhur me gjitonët, traditë e bukur kjo e ndikuar edhe nga periudha komuniste. Dola si ç’do mëngjes për të takuar shokët. I gjeta te cepi i pallatit të mërzitur. Çfarë ka i pyeta? Erit i kanë vrarë babanë! U shtanga, isha vetëm 8 vjeç dhe ishte hera e parë që dëgjoja lajm për një vrasje aq pranë.

Lajmi mori dhenë, nëpër qytet dhe në lajme. Ne shkuam te shoku jonë Eri dhe të motra e tij e vogël, më kujtohet si tani pikëllimi i vogëlushëve, pa harruar të ëmën e Erit, një grua e dashur me profesion kuzhiniere të “Shtëpia e Oficerit” në Gjirokastër. Edhe pse i vogël, e mbaj mend Fatmir Shehun babai i shokut tim, si një njeri korrekt dhe serioz nga Tepelena që po ndërtonte jetën në “18 Shtatorin”, me ndershmëri dhe korrektësi si shumë burra e gra në ushtrinë e atyre viteve.

Në ato ditë që pallati përballë u bë qendra e lajmeve të vendit, pashë për herë të parë një kamera që mori një intervistë me Eduard Selamin, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike, grupi i pardesyve të bardha. Ndoshta ajo periudhë e fortë ishte një ndikim i madh për t’u bërë gazetar. Por vitet rrodhën si Drino në dimër.

Tmerri i 1997 mbuloi me harresë atë kohë një e keqe që ende ka gjurmë në gjithë jugun e vendit dhe gjithë Shqipërinë… Ishte viti 2008, ku duke lexuar gazetat e kohës si një gazetar i etur për lajme, lexova për përvjetorin e masakrës së Peshkëpisë, ata që kishin marrë pjesë janë ende të lirë.

Asnjë nuk është dënuar! Një ndjesi revolte dhe e hidhur me kaploi, si mundet shteti, institucionet nuk vendosin dot drejtësi me ligjin ndaj disa të çmendurve trushplarë.

Po Eri me motrën e tij a i lexon gazetat si puna ime? A ka dhimbje që u rrit pa babanë e tij? Po nëna e Erit, si ndihet kur shikon Belerin në media.

Emrin e Fredi Belerit e kam hasur më shpesh që nga ajo kohë, ka qenë apo nuk ka qenë në masakrën e Peshkëpisë pak kilometra larg kufirit greko- shqiptar.

Beleri përdor si argument se ka qenë në Qipro, por mediat thonë se u arrestua me të njëjtin grup në 1995 para se kryenin një sulm terrorist ndaj Shqipërisë.

E vërteta përfundimtare nuk dihet, por a ka një të vërtetë përfundimtare! Një habi e madhe është për qasjen e Metës dhe Berishës, si mundet që një njeri me kaq shumë ngarkesa negative, pjesa më e madhe e merituar, të pranohet si kandidat.

Kaq dobët është komuniteti i pakicës greke në Himarë. A ka turp më të madh se të dalësh të mbrosh një personazh të tillë? Po nëse fitojnë si do të dalin para publikut! Prej shumë kohësh, doja të shkruaja përjetimin tim për ato vite dhe vendosa ta bëj pikërisht sot kur po synohet heroizimi i Fredi Belerit.

A mendojnë këta që flasin politikisht për dhimbjen e familjarëve që ju vranë njerëzit. E ndërsa ata mbrojnë “heroin” Beleri, nga vitet më vjen herë pas herë kujtimi i 11 prillit, babanë e Erit e kanë vrarë!