Prokuroria e Posaçme anti-Korrupsion duhet të godasë në të gjithë drejtimet, jo vetëm në një kah. Kështu shprehet drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj dje në një studio televizive, ku theksoi se reforma në drejtësi duhet të jetë e barabartë për të gjithë dhe duhet të ketë hetim për ngjarjet aktuale, por po anashkaluar edhe ngjarjet e kaluara.
Madje Veliaj thotë se kritikat e Edi Ramës për SPAK nuk janë presion, por kryeministri po kërkon më shumë drejtësi dhe kjo sipas tij tregohet qartazi nga qëndrimi i Partisë Socialiste për të mos mbrojtur askënd nga radhët e saj. Ne duhet të kemi reformë 360 gradë, që i prek të gjithë hapat e shoqërisë që shikon jo vetëm ngjarjet tashme por edhe të kaluarat. Ky është interesi i të gjithëve. Mos më kërko vetëm mua me rigorozitet. Padrejtësia duket sheshi nuk ka nevojë të kesh kaluar vetingun të kuptosh që po ndodhin çudira.
Qëndrimi i PS për të mos i ofruar mbrojtje askujt është prova më e madhe që interesi është për më shumë drejtësi, çelësi i asaj që thotë kryeministri është si ta çojmë nga marshi i dytë në marsh të pestë për të kapur padrejtësi që duhet të bëjnë hatanë në këtë vend”, deklaroi ai. Por provat për të nisur hetimet sipas Veliajt janë sheshit, nga vrasjet e Gërdecit të Berishës, deri tek përgjimet e Ilir Metës me Dritan Priftin ku ndajnë 27 mijë euro. Kryebashkiaku thotë se Meta e Berisha i kanë vjedhur shqiptarëve 20 vite, prandaj ka ardhur koha që të mos votojmë më një ‘non grata’.
“Nuk jam këtu të këshilloj opozitën, për mua qofshin gjithmonë në opozitë. Po dogje ti, po theve xhamat, po shkule emrat e rrugëve do marrësh të njëjtin rezultat. Kur Iliri e Saliu e shkatërrojnë qytetin detyra ime është ta kthej siç ishte dhe qyteti mos ta ndjejë një sulm barbarësh që shkatërroi politikën. Berisha e Meta i kanë i marrë shumë kohë këtij vendi dhe nuk e di a ka një dënim kur tjetri, ka kur hedh 26 njerëz në gërdec, ka dënim kur tjetri merr 27 mijë euro me Dritan Priftin.
Meta me Berishën i kanë vjedh 20 vite shqiptarëve. Vjedhësit e kohës i dënoni kush? Dënimi vetëm është bota. Nuk mund të votojmë non grata”, nënvizoi ai. Ndërkohë kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj komentoi edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Duke folur për Report TV, Veliaj nënvizoi se kreu i ri i shtetit duhet të ketë një karrierë të konsoliduar dhe të qëndrojë si unifikues i Kombit. Veliaj theksoi se Presidenti i ri nuk duhet të jetë si Ilir Meta apo Bujar Nishani, që u sollën si brigadierë komunaleje.