osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Erion Veliaj merr në qafë udhëtarët shqiptarë, u vjedh pushimet dhe kursimet: Kompania greke “Aegean” anullon fluturimet e linjës direkte Tiranë-Kretë, nuk kthen as paratë

Erion Veliaj merr në qafë udhëtarët shqiptarë, u vjedh pushimet dhe kursimet: Kompania greke “Aegean” anullon fluturimet e linjës direkte Tiranë-Kretë, nuk kthen as paratë

Një ditë pasi Erion Veliaj njoftoi çeljen e linjës së re Tiranë-Kretë, kompania greke e fluturimeve “Aegean Airlines”, anulon të gjithë biletat e fluturimeve direkte në ishullin turistik.

Lajmi se prej Aeroportit “Nënë Tereza”, kompania greke do të niste operimin me një linjë të re Tiranë-Kretë para sezonit turistik, u prit me entuziazëm nga bashkëkombasit tanë që punojnë apo jetojnë në ishullin e shtetit fqinj, por dhe për udhëtarët shqiptarë që dëshironin të vizitonin ishullin grek.

Pas zotimit me zë e figurë nga kryetari i Bashkisë Tiranë, në një dalje publike me datë 30 Maj, se një “lajm fantastik i priste shqiptarët në nisje të sezonit të ri turistik”, në fakt ajo që i priu shqiptarët ishte një lajm i keq dhe një fat i trishtë.

Si për ironi një ditë pas daljes në media të kryebashkiakut Veliaj, kompania “Aegean Airlines” anullon të gjitha fluturimet direkte të muajit gusht, duke mos u ofruar asnjë alternativë tjetër udhëtarëve që kishin prerë një biletë me këtë kompani.

Në foto anullimi i fluturimit nga kompania Aegean Airlines

Prej më shumë se 3 javësh, pra qysh pas daljes së Erion Veliaj duke i dhënë kurajo shqiptarëve për të blerë bileta, askush nuk mund të rezervoj një udhëtim direkt për në Kretë për muajin Gusht.

Një çift udhëtarësh shkruan për Ekskluzive.al, se u gënjyen nga zotimi i kryebashkiakut për çeljen e linjës së re direkte Tiranë-Kretë, duke prenotuar biletat që shkonin rreth 447 euro, për dy persona, për një fluturim vajtje-ardhje dhe një bagazh.

Në foto çmimi i biletave të kompanisë për dy udhëtarë

Udhëtarët veç biletave, për të cilat nuk janë rimbursuar ende nga kompania greke, edhe pse e kanë kërkuar kthimin e pagesës menjëherë pas anullimit të fluturimit, për të parë një alternative tjetër për të mbërritur në ishullin grek, tregojnë se kanë paguar edhe hotelirinë për të cilin nuk mund të rimbursohen plotësisht, pasi e kapën në ofertë. Në rast anullimi të prenotimit të hotelit deri para datës 26 korrik, ata mund të marrin mbrapsht vetëm gjysmën e pagesës së dhënë me vlerë 310 euro, pas kësaj date asgjë nga shuma e paguar nuk mund të rimbursohet.

Në foto kërkesa e rimbursimit për biletën, e cila nuk është kryer akoma nga kompania pas anullimit të udhëtimit

Në foto rezervimi i akomodimit nga udhëtarët dhe pagesa e bërë sipas datave të fluturimit

Praktikisht, udhëtarët jo vetëm që u mashtruan nga Erion Veliaj, garantori i kompanisë greke “Aegean”, por duke mos u rimbursuar nga kompania për biletat, edhe pas 3 javësh të anullimit të fluturimit, rrezikojnë të ngelen pa pushime, edhe pse paratë i kanë paguar! Praktikisht ata as nuk mund të shkojnë në ishull dhe as mund të marrin paratë e tyre mbrapsht.

Nëse duan të shkojnë në ishullin grek, e vetmja mundësi për udhëtarët është të pronotojnë dy bileta të tjera me kosto shtesë rreth 100 euro (totali 547 euro), me një fluturim kthimi tranzit me Athinën, sërisht tek “Aegean”, një kompani që është e pasigurtë se mund t’ia anullojë biletat sërisht dhe ndërkohë i mban peng dhe paratë e biletave të para. T’ua kërkosh këtë një klienti që se ke rimbursuar akoma, është një çmenduri e vërtetë!

Erion Veliaj është fajtor, pasi duke mos qenë një njeri dokushdo, u dha garancinë shqiptarëve të blejnë bileta nga kompania në fjalë duke e kthyer Kretën destinacionin e pushimeve të tyre. Deklarata e kryebashkiakut para mediave, u pa si garanci dhe zgjoi interesin e shqiptarëve për të prenotuar biletat me kompaninë e vetme që operon me Greqinë, hotelin apo apartamentin gjatë ditëve të qëndrimit, të cilan sot shqiptarët rrezikojnë t’i shohin “me dylbi”.

Por ajo që është më e trishta, është se “Aegean” jo vetëm që ia dhjeu nusen në kalë Erion Veliajt, por nëpërmjet kryebashkiakut ia la peshqesh “Kalin e Trojës” në derë shqiptarëve… duke u vjedhur pushimet dhe kursimet e gjithë vitit./Ekskluzive.al

VIDEO/ Ja çfarë njoftonte Erion Veliaj në daljen e tij para mediave

“Lajm fantastik në nisje të sezonit turistik☀️, por edhe për gjithë shqiptarët🇦🇱 që jetojnë e punojnë në Kretë. Krenar🙏 që Tirana është një nga qytetet më të lidhura me Evropën🇪🇺 në Ballkan.”, shkruante Veliaj në profilin e tij në videon e publikuar në rrjetin social Facebook.