Deputeti socialist, Erijon Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga sa u raportua në media më herët, pasi dy deputetët u filmuan pranë ambienteve të Ministrisë.
I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Braçe tha se Xhafaj ka të gjithë mbështetjen e socialistëve dhe nuk ka nevojë sipas tij, për takime në zyrën e tij. Ai sqaron se me Ballën kanë inspektuar punimet në sheshin “Skënderbej”.
Unë kam pasur asnjë takim me z.Xhafaj. Kam qenë me Taulant Ballën në Bulevard, po kontrollonim punimet në shesh dhe te Ministria e Transporteve kemi marrë makinën e jemi larguar.
Z.Xhafa nuk e kam takuar as sot dhe as dje. Dje kam komunikuar me të. Nuk ka nevojë që të takoj Xhafën, sepse ai ka të gjithë mbështetjen e PS, është shprehur Braçe.
Që pas publikimit të audio-përgjimit nuk ka asnjë reagim nga ministri Xhafaj.