Zv.kryeministri Erion Braçe, i është përgjigjur presidentit, Ilir Meta lidhur me alarmin që dha për Vjosën.
Braçe shkruan se Vjosës nuk i ka ndodhur asgjë deri tani, ndërsa thotë se shkatërrimi nisi 20 vjet më parë. Zëvendëskryeministri lë për një çast Vjosën dhe shprehet se çunat problematikë të Skraparit po shkatërrojnë Malin e Tomorrit.
Postimi i plotë i Braçes!
“Vjosa the? Vjoses nuk i ka ndodhur asgje deri tani vec shkaterrimit nisur 20 vite me pare ne Kalivaç nga nje sharlatan! Por çfarë i kane bere malit te shenjte Tomorr cunat problematike te skraparit eshte drame! E di, i keni pare te ngjiten atje e prej teqese historike te bejne si Zoti.
Por jane po te njejtet qe malin e shenjte e Shenjtin e malit-ABAZ ALIUN, e duan thjesht per te bere para e mbrojtur parate e bere nga shkaterrimi i malit! Patjeter, ngjituni atje lart e lutjuni Shenjtit te zbrisni poshte e te shihni se kush i ka firmosur letrat per te nxjerre leke nga guri duke shkaterruar malin e Shenjtit!
Mos e lini me kaq; Tamam ne ate zyre poshte ne qytet, kerkoni e shihni kush i ka firmosur letrat per tre hidrocentrale ne rrjedhen fantastike te Osumit, lexoni dhe emrat e perfituesve, ngjituni lart serish per ne Corovode e ne Bogove ndaloni te zini per fyti nje maskara burre qe malin e shenjte, shenjtin e malit dhe adhurimin e njerezve per te, i perdor per te zgjatur musteqet e tij me leke e leket jo vetem te tij donte ti lante ne turbinat e tre hidrocentraleve.
Shikoni, kush me ka ndjekur e di qe kam bere beteje ne Kuvend kunder ketyre, hem ai leje, hem si hidrocentrale e hem si nenshkrues shkaterrimtare.
Por kenaqesi me te madhe se anulimi i lejeve te tyre ne cdo mal dhe rreke uji cep e me cep te Shqiperise, nuk ka!
Por te jemi te qarte; NJE HETIM I PLOTE MBI LEJET SHKATERRUESE MBI MALE E LUMENJ NUK KA NDODHUR! Se nuk ndodh kjo, shkaterruesit bejne si shenjt!”