Nga Erjon Braçe
Shpirti yt ndrittë shumë lart!
Një Shqipëri e tërë të është mirënjohëse për shërbimin tënd në ditën më të zezë të saj!
Vllai im!
Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995;
Ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje.
Prej asokohe nuk u ndame me;
Bashke u rritem, bashke jetuam, bashke luftuam cdo beteje, bashke fituam!
Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars;
Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt, pika themelore e ringritjes së këtij vendi.
E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: Shpresë e re.
Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se zemrës tënde të madhe.
Te jam mirenjohes Bashkim, pa fund!
E mban mend qe ti me prezantove ne Poliçanin e zhuritur ne Qershorin e 1997?!
A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?!
A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!
Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat;
Ti ne Kucove e une ne Berat.
Ti ne Lushnje e une ne Divjake.
Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une!
Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!
Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty!
Kemi beteje per te bere ende, ne Lushnje e Divjake;
Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si amanetet e Bashkimit.
Aaaa po, do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty!
Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna;
Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise!
Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli!
Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im!
Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!