Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan do të zhvillojë sot biseda telefonike me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i tij, Ibrahim Kalin. Sipas tij, fokusi i bisedimeve do të jetë lufta në Ukrainë, raporton TASS.
Ndërkohë, gjithashtu dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se presidenti rus do të flasë sot me Erdogan me telefon. Sakaq, kujtojmë që Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake.
Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit. “Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë.